Ibrahim Morina – NESËR KUVENDI KOMBËTAR I PD-së, POR MË E RËNDËSISHME DATA 12 DHJETOR 2021

0
62

Nesër është dita e madhe dhe e rëndësishme e Kuvendit Kombëtar të PD-së. Madhështia dhe rëndësia e kësaj dite lidhet me vendimet e rëndësishme për rithemelimin e kësaj partie. Madhështinë dhe rëndësinë e kësaj dite do ta shtojnë edhe me pjesëmarrja e shumtë në numër, tashmë të konfirmuar, të delegatëve të këtij Kuvendi.
Kjo pjesëmarrje, merr nesër vlera të dyfishta.
E para: Do të tregojë se më e rëndësishme në funksionimin dhe drejtimin e një partie, ka vullneti I anëtarësisë së saj, të përfaqësuar nga delegatët e Kuvendit.
E dyta: Do të tregojë se Lulzim Bashës i ka mbetur vetëm vula e partisë.
Ndërkohë, ndoshta më e rëndësishme dhe madhështore se dita e nesërme, do të jetë e pasnesërmja, 12 dhjetor 2021, datë që në 31-vjetorin e themelimit të PD-së korrespondon me rithemelimin e saj.
Data 12 dhjetor 2021 do ta gjejë PD-në në vendin që ajo meriton. Data 12 dhjetor do të gjejë PD-në ndryshe, nga çfarë ajo ka qenë 8 vitet e fundit, të cilat nuk duhen harruar, por duhet të na kujtojnë se më e rëndësishme se emrat që drejtojnë atë, është misioni i saj për “Liri – Demokraci” dhe “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.
Pas ditës së nesërme Lulzim Basha nuk do të ketë asnjë shans të mbajë peng godinën, apo vulën e PD-së. Vullnetet nuk mund të zhbëhen.
Lulzim Basha duhet ta ketë të qartë që PD-ja nuk është si PSD-ja, godinën e së cilës mund ta ruajë me policët e Edi Ramës, sikurse Skënder Gjinushi bënte kur nuk pranonte tua dorëzonte atë (godinën), përmbaruesve që shkonin për ekzekutimin e vendimit të gjykatës. Policët e Edi Ramës mund të ishin mjaftueshëm për të ndihmuar përkohësisht Skënder Gjinushin duke prangosur edhe përmbaruesit, por ata nuk mjaftojnë për “të rrethuar” godinën e PD-së, sepse vullneti dhe numri i demokratëve që kërkojnë çlirimin e saj, është shumë më i fuqishëm dhe shumë më i madh se policët e Edi Ramës.
… Ndaj nga data 12 dhjetor 2021, është e ligjshme dhe e motivuar çdo formë për kthimin e godinës dhe vulës së PD-së, demokratëve.

Burimi/Facebook