Ibrahim Xhemajli – Koinçidencë

0
101

Ibrahim Rtvzik Xhemajli

Koinçidencë
Në fluturimin e fundit ( me aeroplan të JAT it për Beograd) që ka mundur të realizohet,nga aeroporti i Sarajeves pas bombardimit të qytetit më 2 prill 1992, kanë qenë edhe dy shqiptar,që më vonë do të shquhen ndërkombëtarisht me të arriturat e tyre në fushën e mjekësisë: Dr Omer Xhemaili dhe dr Musa Krasniqi,të cilët kanë prekur majat e suksesit në vendet perendimore.
Dr Omer Xhemaili si kardiokirug në Zvicër kurse dr Musa Krasniqi si gjinekolog në Danimarkë,me suksesin e të cilve krenohen jo vetëm shqiptarët e vendet nga vijnë por edhe vendet ku punojnë.
Ata nuk e njihnin njêri tjetrin por për fatin e tyre të përbashkët lufta i zuri në Sarajevë.
Të parin si student i mjekësisë kurse tjetrin si specializant për gjinekologji në të njejtin Univerzitet.
Që të dy kanë dëshirë ta bartin eksperiencen e tyre dhe të kontribuojnë në vendlindje,madje mu aty ku kanë përjetuar refuzimin.Dr Omer Xhemali nuk është pranuar të studjoj në fakultetin e mjekësisë në Shkup kurse dr Musa Krasniqit i refuzohet bashkëpunimi në një projekt që do ta bënte klinikën univerzitare të gjinikologjisë në Prishtinë me renome ndërkombëtare.
( Dikujt mund t’i marrësh diçka me zor por edhe jo t’i japësh.Prandaj si jemi punët i kemi).
Koinçidencë tjeter ( me pasoja që nuk mund të paramendohen) do të ishte “fati i tyre i hidhur “ sikur ta dinte Serbia se sa këta dy do ta ngritnin imazhin e shqiptarit në botë, duke ua shtuar krenarinë gjithë shqiptarëve.

Dr Omer Xhemaili dhe dr Musa Krasniqi gëzohem që shpëtuat nga lufta në Bosnie dhe ju paçim me jetë të gjatë e me shumë suksese tjera në jetë!Respekt!
Krenar me Ju!
Ibrahim Xhemajli

Burimi/Facebook