Identiteti shqiptar: pa kristianofobi dhe pa islamofobi

0
81

Prof. Dr. Lisen Bashkurti
Identiteti shqiptar eshte bere prej shekujsh objekt studimesh, debatesh dhe diskutimesh. Pavaresisht qasjeve te ndryshme dhe ne jo pak raste edhe kundershtuese ndermjet tyre, qasja me zoteruese dhe me e qendrueshme ka qene dhe mbetet se eshte autokton dhe mjaft autentik ne substancen e tij.
Autoktonia e shqiptareve lidhet me hapsirat gjeografike te pandryeshueshme, por vetem te tkurrura per arsye historike e gjeopolitika madhore jashtshqiptare. Autenticiteti i shqiptareve lidhet me karakteristikat me dalluese nga popujt e tjere, kryesisht perreth tyre. Gjithnje e me shume ka zene vend teza se thelbi i autenticitetit eshte simbioza popull-gjeografi-gjuhe-kulture. Ose e thene ne menyre me te sintetizuar identiteti shqiptar eshte “albanianism”, pra shqiptaria.
Kohe pas kohe edhe brenda mjediseve tona elitare debati per identitetin shqiptar eshte nga qasje te skajshme. Madje edhe shkrimtare dhe akademik te shquar si Kadare e Qosja kane debatuar dhe vijojne te mbrojne pozitat e tyre nga skaje te papajtueshme. Kryesisht ka qene qasja ndaj konfesioneve te ndryshme brenda identitetit shqiptar.
Kadare ka mbrojtur tezen se islamizimi i shqiptareve ka qene i dhunshem, i imponuar e per pasoje i demshem dhe papajtueshem me qenien shqiptare. Kadare mbron qasjen kristiane dhe antiislame per identitetin shqiptar.
Qosja ka mbrojtur tezen se islamizimi i shqiptareve ka qene i pranuar dhe i natyrshem per to. Per pasoje, sipas Qosjes islamizimi ka bere diferencen midis shqiptareve dhe sllaveve ne rajon. Kjo diference, sipas Qosjes ka jo vetem qe nuk e ka demtuar qenien shqiptare, por e ka mbrojtur ate nga perballja me barbarine e drejtperdrejte sllave ne Rajon.
Te dy qasjet kane elemente vertetesie, racionaliteti dhe dobie per identitetin shqiptar. Sikunder kane ne vetvete edhe elemente te pavertete, jo gjithac racional dhe nga kendveshtrime te ndryshme edhe te demshme per te sotmen dhe ardhmerine e identitetit shqiptar.
Ne limitet e shkrimeve ne facebook nuk ka hapsira, mundesi dhe audience per thellim. Prandaj do cekim vetem nje aspekt, ku skajshmeria ne debatin per identitet provokon probleme me pasoja te rrezikshme per vete kete identitet.
Fjala eshte per qasjet e skajshme ndaj multikonfesionalitetit krishtero-islamik te identitetit shqiptar. Debatet kundershtuese konfrontojne ne thelb qenien krishtere me ate islame brenda identitetit shqiptar. Keto debate duke i konfrontuar keto dy ane konfesionale te te njejtes qenie shqiptare, me apo pa dashje i bejme keto dy ane te harmonizuara brenda identitetit te konfrontueshme, te papajtueshme, perjashtimore.
Konfrontimi, papajtueshmeria dhe perjashtimi prodhojne ne vend te harmonise FOBI. Fobite ndermjet identiteteve te ndryshme krijojne frike, urrejtje dhe armiqesi midis popujve.
Mirepo fobite BRENDA nje IDENTITETI krijojne frike, urrejtje dhe armiqesi brenda te njejtit popull. Fobite e krijuara nga debate te pathelluara brenda nje identiteti prodhojne nje kercenim serioz te vete berthames ekzistenciale te ketij identiteti.
Ne raste situatash paqesore gjeopolitike dhe gjeokulturore keto debate te skajshme krijojne shqetesime relative pa arritur ne kriza kercenuese. Por ne situata gjeopolitike dhe gjeokultutore nderkombetare te perkeqesuara keto debate i hedhin benzine mjedisit te brendshem, qe ndikohet nga konfrontimet nderkombetare me baza konfesionale.
Krizen e sotme nderkombetare po e nxisin edhe FOBITE FETARE. Kristianofobia ne boten islame dhe islamofobia ne boten kristiane po rrenojne themelet e bashkejeteses midis civilizimeve ne nivele globale duke provokuar tensione, konflikte dhe luftra si duke i arsyetuar ato me argumente teologjike.
Ne keto rrethana nderkombetare paprecent, identitetet me te kercenuara jane ato multikonfesionale, te cilat behen pjese e diskurseve fobike kunder kristiane ose kunder islame.
Duke bartur potencialisht nje rrezikshmeri te larte nga fobite nderfetare boterore, identitetet multikonfesionale, midis te cileve bejne pjese edhe shqiptaret, lypet te jene te kujdesshem. Identitetet multikonfesionale jane te ndjeshme ndaj ndikimeve nga jashte. Formula e ruajtjes se unitetit e kohezionit brenda multikonfesionalitetit shqiptar qendron tek menjanimi i FOBIVE me baza FETARE.
Ne realitetin e identitetit shqiptar nuk ka rrenje as kristianofobia dhe as islamofobia. Ndersa ne individe, grupe e kategori te vecanta ka nje ngjallje te frymes fobike me baze fetare. Kjo fryme fobike po nxitet nga jashte brenda, nga individe, grupe e kategori te caktuara nga Lindja dhe Perendimi. Mjedisi Rajonal, mjerisht i nxite akoma me keq edhe per shkaqe politike.
Identiteti shqiptar eshte “albanianism”, pra “shqiptarizmi”, i cili ka pranuar per shkaqe te ndryshme dhe me rruge e mjete te ndryshme brenda qenies se vet kristianizmin dhe islamizmin. Brenda qenies shqiptare keto dy konfesione jetojne ne nje harmoni biblike-kuranore te adnirueshme.
T’i mbrojme kete vlera brenda shqiptare dhe t’i promovojme nderkombetarisht ne kohen tone. Bota po ballafaqohet sot me nhe sfide, te cilen identiteti shqiptar e ka perballuar mrekullisht nder shekuj.

Burimi/Facebook