Ilia Karanxha – ALEKSANDRA ILO – NJË SIMBOL I PATRIOTIZMIT SHQIPTAR

0
75

Pa ndonjë pretendim të madh të jap një kuadër të plotë mbi jetën dhe veprimtarinë atdhetare të Z. Aleksandra Ilo e shoh të domosdoshme, të paktën për aq sa e kam njohur e më ka treguar nga jeta e saj, të sjell para lexuesve korçarë e më gjërë ato vlera atdhetare qe e kanë karkterizuar këtë grua të thjeshtë, të urtë, të kulturuar dhe me një zemër të madhe për shqiptarizmin.
Aleksandra lind aty nga fundi i shekullit të XIX në qytetin e Korçës…dhe vdiq po në Korçë më 17 dhjetor 1984. Mësimet e para në gjuhën shqipe i mori në shkollën e vajzave të hapur nga motrat Sevasti e Parshqevi Qiriazi me shumë sakrifica mbasi mësimi i gjuhës shqipe ishte i pa dëshiruar nga autoritet osmane.
Në këtë shkollë po ashtu si në shkollën e djemve në plan të parë nga ana e arsimtarve ishte edukimi i fëmijëve me ndjenjën e atdhedashurisë.
Në shkollën e vajzave aty nga fillimi i shekullit të XX u vu në skenë drama “William Tell” shkrojtur nga Friedrich Schiller më 1804. Drama ka në qënder të saj gjuajtisin e përpikte legjendar sviceranin William Tell si simbol i luftës së madhe të popullit sviceran kundar perandorisë ausburge në fillim të shekullit të XIV.
Praktikisht me vënien në skenë të kësaj drame vihej një pralele mes luftës së popullit zviceran që kishte luftuar kundr perandorisë ausburge dhe popullit shqiptar që vazhndonte të mbante akoma mbi shpatulla zgjedhën e perandorisë otomane.
Roli kryseor në këtë dramë ju besua Aleksandrës. Ajo e veshur me rroba gjahtari si një burrë e paisur me hark e me shigjetë e detyruar nga sundimtari qëllon mbi mollën që ishte vendosur mbi kokën e djalit të vetëm. Pyetjes të sundimtarit se pse mori dy shigjeta ju pergjigj sipas tekstit të dramës: Në se gabonja me shigjeten e parë nuk do të gaboja me shigjeten e dytë mu në zemern tënde. Duke demostruar në të njëjtën kohë vendosmë guximin për vazhdimin e luftës…!
Drama e lojtur në shkollën e vashave bëri një pershtypje shumë të madhe tek qyetarët korçarë e u prit shumë mirë por në të njëjtën kohë autoritet osmane u revoltuan jashtë mase që ishte vënë në skenë një dramë e këtillë që aludonte në të njëtën kohë edhe luftën e popullit shqiptar kundra perandorisë Otomane.
Nuk e di se si motrat Qiriazi e zgjidhën problemin me autritet osmane që të mos ju mbyllnin shkollën por ndërkohë mbetet fakti i vleresimit e nderimet që pati Aleksandra e vogël nga bashkëqytetarët korçarë.
Gjithashtu nuk e di se kur saktësisht Aleksandra u martua me patriotin shqiptar Tashko Ilo por nga bisedat që kam degjur prej saj që më fliste për ndihmat që u angazhuan tu dergonin muhaxhirve në Vlorë besoj se para vitit 1914 ajo ishte martuar.
Komuniteti shqiptar në Bukuresht në vitet 30 të shekullit të kaluar priti me nderime të mëdha artistin e shquar Aleksander Moisiu…Në këtë takim ishte edhe Aleksandra me të shoqin e cila ndërhyri në autoritet gjermane dhe ato rumune për tu shpjeguar se Aleksandër Moisiu nuk ishte një ebre por një shqiptar.
Në Shqipëri Aleksandra pati poste të rëndësishme duke qënë kryetre e gruas shqiptare e në këtë pozicion u përpoq me të gjitha mjetet për emacipimin e tyre.
Me vendosjen e diktaturës komuniste Aleksandra u tërhoq nga jeta sociale e plotike e në të njëjtën kohë u bë objekt pereskutimiesh nga regjimi e klasifikuar si një familje “borgjeze” . Nuk ju njoh asnjë meritë si një atdhetre e vërtetë dhe nuk ju akordua asnjë mbeshtetje ekonomike. Vite më vonë duke u ndodhur në kushte të vështira ekonomike snë një moshtë të madhe u detyrua të punonte në trikotazhin e Korçës. E përbuzur nga regjimi komunist në ambientin e trikotazhit me sjelljen e saj të urtë e të matur u bë shumë shpjet e adhuruar nga gjithë gratë puntore korçare të cilat e respektonin jashtë mase bile nuk kurseheshin asnjëhere ta ndihmonin dhe t’i realizonin normën edhe Aleksanderes.
Në trikotazhin e Korçës aty nga vitet 70 erdhën dy specialistë gjermanë. Aleksandra ishte vetmja që mund të bënte përkthyesen e të kontribuonte në komunikimet mes palës shqiptare dhe specialistëve gjermanë. Ndodhi që specialistët gjermanë u irituan me format e metodtat e punës të shqiptreve kështu u vunë të komunikonin me qëndren e tyre për pa regullsitë që shikonin gjatë punës. Në këto kushte personeli drejtues i trikotazhit deshte të mësonte se çfarë po theshin gjermanënët në bisedat e tyre private me qendrën e për këtë qëllim thirën Aleksanderën që tu perkthente bisedat private… praktikisht të bënte rolin e spiunit. Aleksandra edhe pse me rrogën e ulët që mertet aty mbante shtëpinë nuk pranoi të perkthente bisedat private edhe pse autoritet e trikotazhit i bënë kërcënime dhe presion të madh.
Aleksandra nuk pati fëmijë të saj. Nga ana e të shoqit pati disa kushërinj në Korçë por shtëpinë deshte t’ja linte në trashëgimi shoqatës të gruas korçare. Këtë dëshirë ajo ma ka pohuar shumë herë kur unë merrnja leksione në gjermanisht prej saj ! Sot shtëpia qënka bërë pronë e Bashkisë e shfrytëzohet prej saj ! A kanë të drejtë të përvetësonjë një pronë që nuk ju takon ?

Burimi/Facebook