Ilia Karanxha – BECIKEMI DHE INKUZICIONI

0
156

Foto : A. Dürer : Kalorsi, Vdekja dhe Djalli
Të flasësh për Marin Beçikemin nuk mjafton ta shikosh thjesht si një nga humanistët e kohës që ja dedikoj jetën autorëve të antikitetit. Ai ishte njëkohësisht poet, orator, historianin, profesor në universitetin më të shquar të Europës e mbi të gjitha një aktivist me penë e armë në dorë për të luftuar kundër robërisë otomane.
Mbetet një fakt i pa kundërshtueshëm se qysh i vogël ai ka qënë me të vertetë «një dëshmimtar jo i huaj» i mizorive, shkatrimeve e tmereve otomane që përjetovi një popull i tërë e në një prizëm më të ngushtë edhe humbjen e njërzve më të dashur të tij.
Brenda familjes së vet ai dëgjoj për herë të parë për Skënderbeun i cili në imagjinatën e tij sa ishte i vogël por edhe kur u rrit nuk kishte si të mos mbetej si i vertmi simbol i rezistencë dhe i fitoreve kundra perandorisë më agresive të kohës. I vetmi kalorës në Evropë që sa ishte gjallë mundi të përballonte ordhitë otomane.
Këtë kalorës të shquar Beçikemi, si klerik që ishte, do ta imagjinonte në një nga variantet e tij të pa botura për Skënderbeun edhe si Shën Mikialin që ve poshtë demonin.
Jo vetëm Arbëria dhe Epiri por mbarë Evropa në shek. XV-XVI gjendej vazhdimisht e kërcënuar nga ordhitë otomane. Jo pa qëllim më i famshmi piktor i kohës Albert Dürer do të krijojë me daltën e vet kalorsin e pamposhtur që udhëton me vdekjen dhe demonin. Arti dhe literatura do ti përshtateshin kushteve të kohës dhe kalorsi fitimtar në fushën e betejës do të ngrihej në piedestalin më të lartë. Në variantin përfundimtar të historisë së Skënderbeut (1522) që doli me emrin Marin Barleti (alias Beçikemi)...nuk do të gjejmë më në ballinë shënjtorin mbrojtës por episode e ngjarje nga heronjtë e famshëm të kohës antike greko- romake që gjithashtu kanë qënë fitimtarë në betja të ashpra kundra kundërshtarëve të tyre. Beçikemi në këtë mënyrë azhornohet me mentalitetin e kohës duke vendosur një pralele mes albanëve të Romës dhe albanëve të Arbërisë. Ishte koha ku secili pretendonte prejardhje nga heronjtë e shquar të anitikitetit greko -romak dhe Skënderbu nuk mund të përjashtohej nga ky mentalitet pra duhej të paraqiteshe me dinjitet edhe si një pasardhës i denjë i këtyre heronjëve të dikurshëm siç ishin Orazio Cochlide, Mucio Shevola , Remo e Romolo, Aleksandri i Madh dhe Piroja i Epirit ! Ngritja e këtij kalorsi në piedestan më të lartë ashtu si e mendonte vetë Beçikemi nuk do të thotë se mund tju pelqente të gjithëve e aq më pak venecianve të cilët në raport me Skënderbeun kishin pasur gjithmonë probleme. Më 1525 pra tre vjet pasi ishte publikuar vepra në Romë, Beçikemit ju desh të përballej me inkuzicioni venecian.
Më 21qershor 1525 u publikua në Venetik një edicion i «Heroinave» të Ovidit brenda të cilës u përmblodhën komentet e qortimet e humanistëv më të shquar të kohës e mes tyre edhe ato të Marin Beçikemit.
Komentet e veta Beçikemi ja dedikoj një të quajturi Filippo Foscaro i cili nuk ishte ndonjë personalitet i njohur në ambientin e humanistve të kohës por babaj i tij Marco Foscaro sipas fjalëve të vetë Beçikemit : «si gjykatës i Kuries vendoste shkallën e kontrollit mbi vencianët dhe ishte emeruar si çensor i parë me votat e gjithë kuvendit »
Dedikimi i Beçikemit mban daten 9 qershor 1525 pra dhjetë ditë më parë se vepra mbi Ovidin të shikonte dritën e botimit. Vetë familja Foscari në origjinën e saj kishte pasur edhe një linjë gjaku arbëror. Në dedikimin e vetë Beçikemi përpiqet të kthehet nga i akuzur në akuzonjës. Kështu i shkruan Filippo Foscaro-s : «Më vjen shumë turp, pa më të voglin dyshim, që u mora në pyetje nga ana jote» dhe më poshtë vazhdon :
«Ja në fakt për ty, në të kundërt të asaj d.m.th. qe kemi vendosur, me qëllim që unë të kënaq plotësisht vullnetin tënd për këtë qëllim më duhet të të dërgoj të gjitha korigjimet time mbi Ciceronin, Virgjilin, Orazio Nasone, Catullo, Terenzio, Persio, Giovanale, Servio, Prisciano, Lorenzo Valla e Giovanni Tortelli me qëllim që ai miku juaj mund të përdorë për vehten e vet këdo që dëshëron. Ti në të vërtetë shiko, nëse disa nga këro gjëra janë të mira do të pëlqejnë, disa do të duken pa shumë vlerë, dhe kusuri si të këqija, do të jenë të pa pëlqyeshme.
Veç kësaj nuk ka sot vetëm tre shtriga, si një herë e një kohë, por pa fund që nxitin shpifarakët (e zakonshëm) që të lehin. Nga momenti që ata rrëmbejnë punimet e mija më të fundit nga çdo anë dhe i perzjejnë me të tyret duke i molepsur tërësisht…»
Nga citimi i mësipërm kuptohet se diçka nuk ka qënë në regull me veprat e Beçikemit por është absurde që censorët të ishin merakosur kaq shumë për korigimet dhe shpjegimet në veprat e autorëve antikë…Kur i thotë se: «ai miku juaj mund të përdorë për vehte këdo që dëshëron» duhet të nënkuptojmë spiunin i cili kishte referuar se një nga veprat e Beçikemit vinte ndesh me mentalitetin e politikat veneciane.
Beçikemi duke u bazuar tek fakti se publikimet jashtë zotërimeve veneciane nuk i nënështroheshin censurës e sposton çështjen vetëm në vepra që kishte publikuar në Venedik e zotërimet e saj. Prandaj edhe akuza kundra tij nuk mund të ishte e drejtpërdrejtë e të fajësohej për një vepër që nuk ishte nën juridiksionin e Venetikut. Në këtë situatë Beçikemi kishte avantazhin të mos pranonte asnjë pergjegjësi për një vepër që ishte parqitur si një publikim në Romë… e për më tepër me një pseudonim.
Duke jetuar në ambientin venecian, gjithmonë në kontakt e relacione të mira me nënpunësit më të lartë të saj, Beçikemi nuk e kishte pasur të vështirë të kuptonte mentalitetin e këtyre personaliteteve të shquara në raport me Skënderbeun e luftrat e tij. Kështu jo pa qëllim qysh në vitin 1515 ai deshte të vendosej në dukatin e Mantovës për të publikuar të ashtuqojturën «histori kristiane në 33 kapituj që së shpejti do të shikonte dirën e botimit» ekzistencën e të cilës e marrim vesh qysh më 1510 nga miku i ngushtë i tij Giovanni Britanico. Pra ky variant i historisë së Skënderbut që i mbeti i pa botuar u ble dhe u tjetërsua pas vdekjes së tij nga famija Engjëlli. Mbas shumë botimesh e ribotimesh më 1584 u shpall si një vepër e Dhimitër Frankut.
Vetë Beçikemi duke u azhornur me zhvillimet humanistike të kohës u bë edhe një pasues i zellshëm i ideve protesatante erazmiane e nuk mungoj të kritikojë hapur edhe abuzimet e klerikëve venetikas.
Një humanis i kohës i qojtur Gregorio Amaseos ne rivalitet me Beçikemin jo pa qëllim po në vitin 1525 përhapte për humanistin tonë se : asnjë nuk dëshëshëron as të dëgjonte as të mësojë nga doktrina e tij.
Ndërkohë në periudhën gusht -tetor humanisti më i shquar në Venedik Pietro Bembo, me infuencë shumë të madhe edhe në qarqet politike, përpiqet të influencojë politikat kulturale në universitetin e Padovës duke ditur fjalët e Amaseos do tregohet më i përmbajtur në këtë drejtim. Kështu në një nga letrat e tij që i dergon një miku të tij ai shkruan për Beçikemin : Nuk them këto se i gjori Beçikem nuk meriton dashamirësinë e kësaj Republike, që në fakt e meriton, e nuk do të ishte gjë e mirë që t`i hiqej ai post dhe rroga që ka.
Vetë Senati venecian që i ngrinte rrogën rregullisht, do të konstantonte se Beçikemi vazhdonte të jepte leksion: cum universal satisfactione de caduno come è ben noto (me kënaqesine e përgjithshme të secili siç është e mirënjohur)

Burimi/Facebook