Ilia Karanxha – ELOZHET E PAOLO GIOVIOS PËR NIKOLLA LEONIK TOMEON !

0
64

Leonico Tomeo lindi në Venedik nga baba shqiptar, por u kthye qytetar i Padovës dhe, mbasi kishte mësuar greqishten
në Firence nën udhëheqjen e Dhimitrit, qe i pari i filozofëve latinë në Universitetin e Padovës të shpjegonte Aristotelin
në greqisht.
Demostronte që filozofia, për të pasur përfitimet e duhura, duhej të nxirej nga burimet e saj më të pastra, jo nga përrenjtë e turbullt, dhe kundërshtonte në mënyrë kategorike mësimet sofiste, që në atë kohë mbizotëronin nëpër shkollat, të ngatëruara mes injorantëve dhe barbarëve, meqë mësuesit gjenin shpikje me nunancën e hollë barbare tamam të dialektikëve dhe drejtonin hulumtimet mbi natyrën jo nën dritën e të vërtetës, por në një vërshim fjalësh boshe nëpër diskutime.
Nëpër universitetet të rinjtë, duke ndjekur komentet arabe dhe barbare, largoheshin nga jeta e drejtë dhe e sigurtë për
të ndjekur rrugë të ndërtuara mbi ledhe të rrëpirta të paditurisë.
Leoniku shkrojti komente të thella e të shkëlqyera në ’Parva naturalia’ të Aristotelit por edhe disa traktate shumë të hollë,
midis tyre atë “De intellecta”, “De alica” dhe “De astragalo”, që për larminë e tyre u bënë mjaft të pëlqyeshme e të dobishme
mes të rinjve. Por me librin ’De varia historia’, në të cilin nxjer në dritë një sasi të konsiderueshme e shumë të këndëshme
të shkrimeve pak të njohura, ja u kaloi të gjithë bashkëkohësve për bukurinë e kënaqshme të stilit.
Kalonte jetën e tij larg nga rivalitetet e ambiciet, në një botë të qetë me studime e gjëra të pëlqyera deri aty sa mbasditeve ju shpjegonte miqve doktrinat e vërteta të peripatetikve dhe të akademikve me dashurinë më të zjartë, me rezultate të shkëlqyera si në ambientin privat po ashtu edhe në leksionet universitare.
Me respektin e detyrueshëm për mjekrën e tij të bardhë, arriti në të shtatëdhjet vjetët e moshës së tij, beqar e i lumtur, me të ardhura të pakta e me thjeshtësinë e një burri ¸çfardo, me ndërgjegjen e vlerës e kulturës të tij të plotë, në përkujdesjet e trupit të vet dhe në shkëlqimin e shpirtit të madh të tij, i fuqishëm në të gjitha këto, asnjë nga bashkëkohësit tanë nuk qe më i kënaqur se ai.
Qysh prej dyzet vjetësh kishte rritur në shtëpi një krru-krru (zog i përafërt me lejlekun-I.K.) që merte ushqimin nga dora e tij, me një zbavitje të jashtëzakonëshme për plakun. Kur, e rraskapitur nga pleqëria, krru-krru ngordhi, Leoniku nxorri një parandjenjë të keqe
nga keqardhja që i shkaktoi ajo e parandjevi që do të ndiqte së shpejti fatin e mikes të tij të adhuruar, mbasi kishte arritur
momenti të largohej nga kjo jetë pa pësuar goditjen e asnjë lloj sëmundje.
T¨e rinjtë e Universitetit të Padovës (por edhe të huaj prej këtij) të cilët e adhuronin, u bënë zbukurim në funeralin e
tij. Por ishte Bembo ai që ndërtoi varrin e tij e për ta fisnikëruar bëri të gdhëndeshin këto vargje:
“Në se padashur të ka shpëtuar diçka nga natyra,
tashmë lexoje, O Leonik, në gjirin e të madhit Zot”

Burimi/Facebook/Autori