Ilia Karanxha – EMIGRIMI DHE TAKIMI ME HISTORINË

0
116

Në fotot e mëposhtëme
1- Kisha Shën Mëria e Martirve dhe anekset e saj në të majtë.
2- Ambientet e brëndeshme në Katedralen e Otrantos ku janë ekspozuar eshtrat e martirëve
3- Komandanti Gedik Ahmat Pasha
4–Skena nga ekzekutimi i rrobërve..
Mbas përmbysjes të sitemit komunist lindi nga të gjitha anët dëshira e emigrimit. Për mua personalisht (por edhe për qindra e mijra të tjerë shqiptarë siç e treguan ngjarjet ) ishte një ëndër e një dëshirë e injektuar në mëndje qysh në vegjëli.
Isha duke u pregtitur të shkoja në Greqi por rasti u shfaq me një vizë një mujore për një vizitë në Itali. Ëndra aq e menduar dhe e dëshëruar u relalizua aty nga fundi i majit të vitit 1992. Isha pjesë në një grup të vogël prej 5-6 vetash që ftohej në Itali nga Karitasi i Otrantos i cili mes të tjerave kishte si detyrë nga Vatikani që të ndihmonte e të koordinonte ndihmat materiale e shkëmbime kulturale mes Italisë dhe jugut të Shqipërisë. Në rastin konkret Karitasi i Otrantos drejtohej nga don Giuseppe Colavero. Një ndihmë të madhe në këtë drejtim jepte edhe murgesha Licia Conti që aderonte në komunitetin e «piccole sorelle di Giesu» (motrave të vogla të Jezujt ). Me motrën Licia pata rastin e mirë të njihesha nga afër gjatë nje ekspozite që u hap në Korçë me kuklla të veshura sipas traditës arbëreshe.
Udhëtimi Vlorë – Otranto u bë me një motoskaf që zgjati 3-4 orë. Ishte fillimi i verës dhe Otrantoja si qytet bregdetar dhe turistik kishte filluar të mbushej plot me njeres dhe me makina. Veç këtij fakti ditën që mbritëm Otrantoja ishte zbukuruar me plot banderola dhe me drita ngjyra ngjyra meqënëse po zhvilloheshin me shumë ceremoni festa fetare… Na dukej se po kalonim nga mesjeta dhe errësira shqiptare në rilindja e shkëlqimi europian.
Fundi i majit dhe qershori kaloj shpejt e shpejt me vizita nëpër qëndrat e banuara rreth e rrotull Otrantos. Me vizita në kishat madhështore të Lecces e nëpër plazhet gjatë bregut puliez.
Aty nga fudi i qershorit shokët me të cilët kisha erdhur në Itali u kthyen në Vlorë. Unë qëndrova në Otranto ku më punësuan pranë Karitasit. U stabilizova në ambientet ngjitur me kishën Shën Mëria e Martirëve (Chiesa di Santa Maria dei Martiri ). Po në atë godinë gjeta edhe dy djem të rinj Lugjin dhe Karlon me të cilët u bëmë miq shumë të mirë. Ata në vënd të shërbimit ushtarak kryenin detyrimin që për një vit duke bërë asitentencë sociale pranë karitasit dhe quheshin «obietori di coscienza». (Në foton e mëposhtme të kishës godina më të majtë në katin e dytë dritraja e parë në formë harku korespondon me një koridor të hapur ku ishte një biliotekë me libra fetarë, dritrja e dytë e vogël në vazhdim ishte zyra ku punonim, dritarja e tretë ishte dhome djemve që bënin shërbimin social, më pas janë edhe dy dritare të tjera që nuk duken në foto. Në njërën flinja unë dhe më pas dhoma e rezervur për murgeshën Lice por edhe për gra apo vjaza që duhej të flinin aty për një ose dy netë.
Në ambientet e katit të poshtëm depozitonim mallra të ndryshme që duhej të dëgoheshin në Shqipëri e në të njëjtën kohë prisnim njëres që vinin nga qytete të ndryshme të Italisë me qëllime bamirësie të cilët shkonin në Shqipëri ose shqiptarë që vinin nga Vlora ose nga vise të ndryshme të Italisë për të shkuar në Vlorë. Në krye të muajit pregatismin edhe gazetën e Karitasit me një shtojcë edhe në gjuhën shqipe, gazeta «Agimi». Kjo ishte puna e parë që bëra për gati katër vjet.
Ndërsa shqiptarët që ndodheshin në Otranto dhe në rethinat e saj, kuptohet edhe unë, e konsideronim emigrimin si një shpërim nga ish diktatura komuniste dhe mjerimi që kishte pllakosur atë vend mirëpo otrantinët na shikonin si të mjerë që kishim vajtur për të shkatëruar mirëqënjen e tyre. Si shëmbëll sillej shkatërimi që kishte pasur Otrantoja më 1480 kur nga Vlora ordhi të shumta otomane e shqiptare nën komandën e renegatit shqiptar Gedik Ahmed Pasha sulmuan e pushtuan Otranton duke bërë shkatrime, grabitje dhe vrasje të shumta. 800 rrobërit që u dorëzuan ju pre koka në kodrën ku është ngritur kisha që përmënda më lart pikërisht për të kujtuar atë ngjarje aq makbre prandaj quhet edhe sot Kodra e Martirëve. Kjo ngjareje gjakatare vazhdon të kujtohet rregullisht gjatë muajit gusht vit për vit edhe sot e kësaj dite në Otranto Një shëmbëll i mirë për gjithë popullin shqiptar që harrojnë shpejt e nuk dinë të kujtojnë krimet e vrasjet e pafundme kundra tij nga pushtues apo qeveritarë të paskrupullt…

Burimi/Facebook/Ilia Karanxha