Ilia Karanxha – GABOI F. SANSOVINO !?

0
220

Francesco Sanosovino është një figurë e mirënjohur në spektrin e humanistëve të shekullit të XVI. Ai lindi në Romë më 1521 dhe ishte bir natyral i arqitektit të shquar Jacopo Sansovino ndërsa e jëma e tij ka mbetur e pa njohur. Qysh në moshë të re për shkak të trazirave që ndodhën në Romë më 1527 u detyrua të spostohej së bashku me familjen në Venedik për të ndjekur më pas studimet në Bologna dhe në Padova për jurist. Për një periudhë të shkurtër shërbeu edhe në oborrin e papa Giulio III por më pas u martua dhe u vendos përfundimisht në Venedik.
Qysh në fillim ju dedikua jetes letrare si një autor në disiplina të ndryshme. U shqua si përkthyes, korigjues tekstesh klasike, historiograf, trajtoi tema mjekësore, shoqërore, bujqësore, gjuhësore, politike dhe juridike. Nga kjo veprimtari e pasur letrare numurohen sot më shumë se 97 vepra të botuara e të pabotura prej tij në një hark kohor prej gati 30 vjet. Si vepra më e shquar e tij konsiderohet Venetia, città nobilissima et singolare, descritta in XIIII libri (Venecia qytet fisnik dhe i veçantë i përshkruar në XIIII libra ), e njour shkurt edhe si Venetia descritta (Pëshkrimi i Venecies).
Një tjetër vepër që pati gjithashtu shumë ribotime ka qënë Origini e fatti delle famiglie illustri d’Italia (Origjina dhe veprat e familjeve të shqura të Italisë) e cila më vonë rezultoj kopjim nga një veper tjetër e ngjashme e shkrojtur nga Giuseppe Betussi
Publikoj gjithashtu dy volume ku përmblidheshin fjalime të njerzve të shquar të kohës të shkrojtura në gjuhën popullore (Orazioni volgarmente scritte da molti uomini illustri dei tempi nostri) por edhe një traktat në katër libra mbi artin e të shkrojturit të letrave (Trattato in quattro libri sull’arte di scrivere lettere). Ai ka qënë gjithashtu edhe një kritik letrar i zoti duke trajturar mbi veprën Dekameroni (Lettere sopra le dieci giornate del Decameron) (1543) e në të njëjtën mënyre edhe shkrime të tjera kritike mbi Danten, Petrarkën dhe Arioston.
Në lidhje me historiografinë shqiptare F. Sansovino ka meritën se ka qënë i pari që përktheu në gjuhën italiane veprën Rrethimi i Shkodrës të Marin Barletit (ndryshe Beçikemi) të cilën e publikoj për herë të parë më 1561 së bashku me shumë vepra të tjera që kishin të bënin me origjinën, ligjet, veshjet, zakonet, luftrat e historinë e perandorisë Otomane. Kështu në këtë vepër ai përmblodhi shkrime e letra të autorve të ndryshëm si Theodhor Spanduginos, Papa Pio II, Andrea Cambini, Paolo Giovios, Iacopo Fontano, Marino Beçikemit, Christoforo Richeiro etj. Po në këtë vepër nën titullin Fatti illustri del Signore Scanderbech (Veprat e shquara të Zotit Skënderbe) futi edhe variantin e shkurtuar të historisë së Skënderbut të shkrojtur nga Marin Beçikemi për të cilën kemi folur në shkrime të tjera.
Publikimi i dy veprave, që kishin një lidhje të drejtpërdrejtë me ambientin shqiptar por edhe me autorin e vertetë të tyre humanistin Marin Beçikemi (ndryshe Barleti), nuk mbeti jashtë vëmendjes të Engjëllorve.
Qysh në botimin e parë të Dell’historia vniuersale…(1561) në lidhje me veprën Rrethimi i Shkodrës Sansovinoja do të shkruante : L’assedio e l’impresa di Scutari di Marino…(Rrethimi dhe lufta e Shkodrës e Marinit…) pra i duket e mjaftueshme të shkruajë vetëm emrin mbasi e dinte se Marini i Shkodrës ishte vetëm një1. Ndërsa në ribotimin që i bëri veprës më 1564 ai kompleton këtë boshllëk duke shënuar si autor Marin Beçikemin.
Në lidhje me vepërn tjetër të Beçikemit që u botua nën titullin Fatti illustri del Signore Scanderbech si një kritik letrar i kujdesshëm vuri re hartimin e kësaj historie në një formë mjaft të çregullt që kishte ndodhur për shkak të manipulimve e ndërhyrjeve pa kopetencë të Paolo Pieter Angelit. Për këtë arsye Sansovino qysh në fillim, pa njohur autorin, paralajmëronte lexuesin se :
Mbi atë [Scanderbeun sh. i A.] do të trajtohet në këtë Histori e cila e shkruar nga kushdo qoftë ai, është e domosdoshme që në këtë vend, të sqarohet se shkrimtari, kushdo që të ketë qenë, nuk meriton shumë lëvdata as për rregullin, as për gjuhën që ai përdori për të shkruar atë, por vlerësoni, o lexues dashamirës, vetëm veprat dhe trimërinë e Skënderbeut duke lënë mënjanë fjalët…2. Këtë qëndrim kritik të Sansovinos e gjemë të përsëritet në tre botimet e para që pati e njëjta vepër [Sansovino 1561: 90v; 1564: 369v; 1568: 342v].
Në fakt një konstatim i tillë nuk ishte shumë i ndryshëm nga përcaktimi që kishte bërë edhe një autor anonim ( sipas te gjitha ngjasave Paolo Giovio) aty rreth vitit 1540 në një dorëshkrim që ruhet në BNC Firenze ku mes te tjerash për këtë veper do të shkruajë : …në pergjithësi ajo ishte shkrojtur në gjuhën popullore nga nje venecian mjaft budallëkshe i cili ka marë nga Marino Barletano që në gjuhën latine me shumë elegancë, por me pak kritikë e me shumë stërgjatje shkruan historinë e këtij Kavalieri të denjë 3
Sidoqoftë dalja e të vërtetës në shesh më 1564 se Barleti ishte Beçikemi shvleftësonte gjithë veprimtarinë e deri atëhershme publiçistike të Engjëllorve që emrin e Barletit e kishin keqpërdorur për të sistemuar biografinë e tyre familjare. Mjaft të kujtojmë këtu dy botimet e të ashtuqojturës vepra e tretë e Barletit mbi jetën e papëve dhe perandorëve të cilën ai ja dedikonte valla Pietro Angelit ku vdekja e Barleti aludohej aty nga viti 1512-1513. Mirëpo edhe kritika mbi veprën Fatti illustri del Signore Giorgio Scanderbegh shkonte ndesh me autolëvdatat e Engjëllorve dhe me pretendimet fisnikërore që ata rekeshin të paraqasnin nëpërmjet asaj vepre. Në këto kushte rruga për të gjetur prapa Commentario…autorin e vërtetë Marin Beçikemin të …historisë kristiane në 33 kapituj… bëhej akoma më shkurtër dhe fallsifikimet e tyre dilnin në pah.
Sidoqoftë shqetësimi i Engjëllorve duhet të ketë qënë i madh. Më 1568 vepra mbi Historitë universale… ribotohet përsëri jo në një po në dy variante që për ti dalluar duhet t’i quajmë varianti A dhe B.
Varianti A i është dedikuar Zotit Giovanni Gata dhe vepra Rrethimi i Shkodrës (p. 321 -341v) është paraqitur thjesht me titullin pa permëndur ndonjë autor. Ndërsa në p. 342r gjejmë prezantimin e Sansovions mbi veprën Fatti illustri del Signore Scanderbech …me kritikën e zakonshme tashmë të mirënjohur.
(Shih variantin digital : https://books.google.it/books… )
Ky veprim i Sansovinos që eleminoj krejt emrin e Beçikemit apo Barletit si autor i veprës Rrethimi i Shkodrës me sa duket nuk i kënaqi Engjëllorët. Për të zgjidhur problemin e për të mbuluar fallsifikimet e tyre vëllezrit Angeli (Engjëlli) e në veçanti Hieronimo Angelo (Jeronim Engjëllit) e shpallën M. Francesco Sansovino cavaliere Angelico di Costantinopoli (Zoti Françesko Sansovino kavalier Engjëllor i Kostandinopojës).
Ky titull fisnikëror nuk paraqiste vetëm një prestigj shoqëror më të madh por edhe interesa ekonomike që do të trashëgoheshin, sipas vetë Engjëllorve, edhe në pasardhësit e tij. Kështu po më 1568 (varianti B) Sansovinoja për t’ja u shpërblyer nderin riboton veprën mbi Historitë universale… të cilën ja dedikon kësaj rradhe vetë Hieronimo Angelo (Jeronim Engjëllit) i cili nga ana e vet mbante tituj si Princi i Thesalisë, Dukë dhe kont i Drishtit, Kryezot i urdhërit kalorsiak etj. Në dedikimin që Sansovinoja i bën Hieronimo Angeli do t’i shprehë mirënjohjen e thellë për nderin kaq të madh e të papritur:
…per cortesia grande (quantunque indegno) mi ha posto nello honorato numero de’suoi servitori con autorità amplissima et con titolo di luogotenente dell’ordine della vostra eccelenza; la qual cosa sicome a me e a ‘miei discendenti é di sommo favore cosi mi obbliga eternamente…
…për favorin e madhe (edhe pse i padenjë) më ke vënë në numurin e nderuar të shërbëtorëve tuaj me kompetenca shumë të gjëra dhe me titullin e mëkëmbsit të urdhërit të shkëlqisë suaj; gjë e cila po ashtu si mua edhe në pasardhësit e mi është një favor shumë i madh që më obligon përjetësisht…
Është e qartë që për të siguruar heshtjen e Sansovinos apo më saktë për të ndruar një fjalë nga Beçikem në Barlet familja Angeli kishte lojtur asin që ishte Urdhëri Kalorsiak i formuar prej tyre dhe që u sillte të ardhura të konsiderueshme edhe pse ishte një shoqatë pa asnjë bazë historike e ngritur artificialisht me qëllim mashtrimesh. Ajo vetëfinacohej duke shpërndarë tituj fisnikërie në persona të ndryshëm.
Në ribotimet e mëtejshme (1573, 1582, 1600, 1654) që patën Historitë universale të Sansovinos jo vetëm që mbeti i fiksuar emri i Marin Barletit si autor i Rrethimit të Shkodës por edhe kritika mbi autorin e veprës Fatti illustri del Signore Giorgio Scanderbegh nuk u pa më edhe pse ajo vazhdoj të dilte me të njëjtat difekte.
F. Pall [1938: 22] që trajtovi jetën e Barletit nuk vlerësoi drejt edicionin e vitit 1568 të Historive Universale dhe as vuri re nderimet e shquara që Sansovinoia sapo kishte marrë nga familia Angeli. Kështu F. Pall na përmënd edicionin e vitit 1573 ku vërehet ndreqja e “gabimeve”, pa ditur se “gabimet” ishin ndrequr me shumë sakrifica nga ana e familjes Angeli (Engjëlli).
Hieronimi nga ana e vet nuk pati guxim të shtyheshe më tej e t’i sugjeronte Sansovino-s ndonjë emër për veprën: Fatti illustri del Signore Giorgio Scanderbegh… d.m.th. Commentario… Bile nuk i sugjeroj as emrin e vëllajt të vet Paolo Angeli i cili më 1568 ishte akoma gjallë dhe e kishte vënë në qarkullim këtë vepër.
Kështu shndrimin e emrit nga Beçikem në Barlet në vepra Rrethimi i Shkodrës nga ana e Sansovinos mund ta konsiderojmë si një akt të thjeshtë simbolik për ruajtjen e një tradite mbasi ai e dinte shumë mirë që Marini i Shkodrës ishte vetëm një. Pra mendimi i gabuar i F. Pall se Sansovinoja gaboj dhe më pas ,më 1573, e ndreqi gabimin, fakt që riqarkulloj nga një autor tek tjetri në historiografinë shqiptare, nuk është aspak i justifikueshëm.
Më 1571 dhe më 1573 kur Sansovinoja botoi veprën Gl’ Annali ouero le Vite de’ principi et signori della casa Othomana (Vjetarërt ose jetët e princave dhe zotërinjve të shtëpisë Otomone ) mes autorve më të rëndësishëm që kishte konsultuar për shkrimin e kësaj vepre nuk vendos Barletin por humanistin Marin Beçikemi. Praktikisht autorin e vertetë që kishte shkrojtur historitë për luftën e popullit shqiptar kundra turqve e sulltanëve të mëdhenj.
(Shih variantin digital 🙂
https://books.google.ch/books…
Siç duket mbas vitit 1571 edhe miqësia me familjen Engjëlli duket nuk vazhdoj më mbasi në veprat që Sansovinoja do të publikonte pas kësaj date nuk u duk më cilësimi që Engjëllorët i dhanë atij si “caualiero angelico di Costantino”. Më 1571 Sansovinoja ishte lidhur me një princ të shquar e të fuqishëm polak të cilit i dedikoj vepën Gl’ Annali…të shoqëruar me stemen fiksnirërore të këtij princi.
Sansovinoja më 1586 vdes në Venedik ndërsa Hieronimo Angeli më 1584 paguan Giovani Maria Bonardon t’i bëjë një ripunim letrar veprës Compendio ose Commentario.. dhe nxiton të shpallë si autor të varianti të shkurtuar të historisë së Skënderbeut Dhimitër Frangun që nuk kishte shkrojtur asnjë resht për Skënderbeun.
Si përfundim mund të themi se nuk gaboj as Paolo Giovio(1546) dhe as Francesco Sansovino(1568) që ju bëri një lëshim Engjëllorëve. Ai që gaboj dhe që e pa Marin Beçikemin si përson të ndryshëm nga Barleti ishte Apostol Zeno (1753). Pas kësaj date nuk kemi më studiues të Barletit por vetëm pasues të nje hipoteze të gabuar.
(Nxjerë nga vepra dorëshkrim : Ikonografia e historiografia kastriotiane 1444 – 1944 )

Fotografia e Ilia Karanxha

Burimi/Facebook