Ilia Karanxha – Johan de Bussier i shoqërisë të Jezujt , Skënderbegu. Poemë. U shtua shtjellimi për përshkrimet në poemë epike.

0
48

Bussières, Jean de <1607-1678> Ioannis de Bussieres é Societate Iesu, Scanderbergus. Poema. Accessit Dissertatio de Descriptionibus in Poëmata Epico. Lvgdvni, Sumpt. Lavrentii Anisson & Ioan Bapt. Devenet, MDCLVI
Johan de Bussier i shoqërisë të Jezujt , Skënderbegu. Poemë. U shtua shtjellimi për përshkrimet në poemë epike.
Jean de Bussières, një prift jezuit francez, lindi më 14 nëntor 1607 në Villefranche-sur-Saône dhe vdiq më 26 tetor 1678 në Lyon. Ai u shqua në kohën e tij si poet por poezitë e tij në gjuhën franceze tani janë harruar ndërsa ato në gjuhën latine vazhdojnë të gëzojnë akoma një farë admirimi. Ai shkrojti fillimisht më 1655 poemën Rhea në latinisht e më pas më 1556 poemën epike Skëndebeu. Kjo poemë pati më pas shumë ribotime në të cilat do tregonte një kujdes më të madh edhe për aparatin ikonografik të veprës së vet duke e ilustruar sa më mirë poemën e tij.
Ai publikoji gjithashtu një histori të shkurtër të Francës në latinisht e më pas edhe një histori universale të qojtur Floscoli Historiarum, të cilën e përkthevi edhe në frëngjisht me titullin Parterre historique. Kjo vepër u botua në Lion më 1672 duke ja dedikur atë Shën Mërisë. Ky fakt u bë më pas objekt qesëndisjesh në veprën Anecdotes të autorit angles W. Seward1. Ai shkrojti më 1671 gjithashtu edhe veprën Memoires de Ville Tranche en Beaujolais.
Dy vepra të tjera historike, një për Japoninë dhe një për Spanjën, të shkrojtura po nga de Bussières kanë mbetur dorëshkrim në Bibliothèque de Lyon.

Burimi/Facebook