Ilia Karanxha – NJË DËSHMI E ANDRONIKËS

0
77

Në shekullin xv-xvi nuk ishin të pakët fisnikët italianë që pretendonte ose e shikonte vehten me origjina të afërta apo të largëta mbretërore e perandorake. Ky mentalitet nuk kishte si të mungonte as tek pasuesit e Skëndërbeut. Shëmbull i qartë është epitafi mbi varin e Kostandin Kastriotit(1477-1500) të cilën me shumë dhëmbshuri Andronika Kastrioti në kishën S. Maria Nuova në Napoli ja dedikovi nipit të vet me këto fjalë:
Costantino Castriota qui è sepellito, il quale per sangue et parentela Reale, et Imperiale chiaro; e per il candore di costumi nobile, per dignità Pontefice d’Isergnia, mentre ben vive avanti tempo more, Andronica Cominata Ava Paterna all’ottimo nepote fece questo sepolcro nell’anno millecinquecento.
(Këtu u varos Kostandin Kastrioti, i cili prej gjaku dhe farefisnie të kulluar Mbretëror e Perandorak; me dlirësinë e zakoneve fisnikërore; për dinjitetin Papnor të Isernia-s, ndërsa jeton më së miri vdes përpara kohës, Andronica Comniata, gjyshja nga ana e të jatit, më të mirit nip i bëri këtë var në vitin njëmijëepësëqind.)
Ja pra e shoqja e Skënderbeut e ndjente vehten me gjak të kulluar mbretëror dhe perandorak e po kështu edhe Volterrano që nuk i shmangej frymës humanistike të kohës nuk do të nguronte ta konsideronte Skënderbeun se: “…pa pikë dyshimi, ishte një pasardhës i denjë i Pirros dhe mbante me të drejtë emrin e Aleksandrit”
(Në foto vari monumental i Kostandin Kastriotit)

Burimi/Facebook