Ilia Karanxha – PAPA NIKOLLA V DHE SKËNDERBEU

0
20

Më 4 mars 1447 zgjidhet papa i ri Tomazo Parentuçeli ish-peshkopi i Bolonjës me emrin e ri Nikolla i V (1447-1455). Historiografi shqiptatr K. Frashëri1 e minimizon ndihmën e këtij pape për Skënderbeun vetëm në 5000 dukatë që përmënden në një letër të kardinalit Karvajal. Në të njëjtën kohë i njeh merita që s’i takojnë duke e qojtur si i pari papë që vendosi mardhënie dipllomatike me Skënderbeun kur një gjë të tillë e kishte bërë para tij papa Eugjenio IV me anën e emërimit si nunc apostolik në Shqipëri të Mons. Paganino peshkopi i Ulqinit2. Janë të njohura gjithashtu cilësimet e vlerësimet e shquara të Papa Nikolla i V për Skënderbeun por siç na informon studiuesi A. Serra është injoruar gati nga të gjithë historianët fakti i një tjetër vlerësmi madhor që ky papë i bëri Skënderbeut kur mori vesh fitoren e shkëlqyer të Heroit Shqiptar më 27 shtator 1447 kundra trupave të Mustafa pashës.
Sapo lajmi arriti në Romë papa Nikolla V e shpalli Gjergj Kastriotin “kampion i krishtërimit” dhe e propozoj në shtetet e federuara si komandantin e ri të Lidhjes antiturke. Nuk munguan ndihmat e tij gjatë rrethimit të parë të Krujës e sidomos me anën e shpalljes të bollës (urdhërit papal), ku njëlloj si gjatë vitit jubilar(1450), ju njihej çfaqësim i plotë nga gjynahet “in articulo mortis” të gjithë atyre që me të holla ose personalisht do të ndihmonin Skënderbeun3.
Nuk janë më pak të rëndësishme ndërhyrjet e tij energjike për ta paqësuar Paolo e Nikiolla Dukagjinin me Skënderbeun. Këtë detyrë Papa ja ngarkoj më 20 korrik 1452 Paolo Engjëllit peshkopit të Drishtit. Më 25 tetor 1452 në prezencën e një të deleguari venecian në Durrës u arrit paqja mes Dukagjinasve dhe Skënderbeut aq e deshëruar nga papa4 . Po në të njëjtën periudhë Papa Nikolla V u kujdes nëpërmjet peshkopit Tommaso di Lesina, nuncioja i tij në Bosnjë që të ndalonte veprimet e disa klerikve të lartë në Shqipëri të cilët pasi kishin pervehtësuar pasuritë e kishës dhe kishin dëbuar Skënderbeun nga ato zoterime kishin kërkuar mbrojtje nën umbrellën otomane.
Ngjarja më e jashtëzakonshme gjatë papatit të Nikolla V ishte pushtimi i Konstandinopojës nga ana e turqve më 29 maj të vitit 1453 gjë që tronditi gjithë botën e krishterë. Më 30 shtator 1453, papa shpalli kryqëzatën duke ju bërë thirje të gjithë të krishterëve të ndihmonin me çdo mjet ose të bashkoheshin personalisht në një ushtri të madhe për të liruar Kostantinopolin e për të ndaluar agresionin otoman.
Në tetor të po këtij viti Republika e Venetikut i lejoj njërës prej anijeve të saj të shoqëronin Skënderbeun në Napoli tek Alfonsi i V dhe më pas ne Romë tek papa.5 Fakt që dëshmon për stabilizimin e mardhënieve mes Skënderbeut dhe Venetikut.
Kjo vizitë e tij e parë në Romë mund të konsiderohet si një nga rastet me të përshtatëshme e më të mundshme kur është realizuar portretizimi i tij më i parë “al naturale”. Në këtë vit Skënderbeu ishte gati pesëdhjet vjet por edhe portreti në kodi i ashtuqojtur i Fenesteles na paraqet një Skënderbe afër kësaj moshe… Kodi dorëshkrim që ka mbritur deri tek ne me të njetin portret të Skënderbeut dhe qe daton 5 nëntor 1465 ka qënë një kopje dhe ishte realizuar për interesat e pasionionet bibliofil të Gerardo Maffei, pra i jati i humanistit të shquar Raffaele Maffei Volterranos, i cili i shërbeu me shumë devocion katër papëve duke nisur aktivitetin nga Papa Eugjenio e deri tek Papa Pio II.
Në favor të kësaj hipoteze është edhe mendimi umanist si dhe zhvillimet artistike gjatë qëndrimit të Papa Nikolla V në krye të Selisë së Shënjtë të cilat morën një hov të ri. Mendimi bazë e më fisnik i tij ishte ta shndronte Vatikanin në një qëndër të reflektimit kulturor në mbarë botën. Për këtë u vetëshpall si kryetar i Humanizmit e Rilindjes Evropiane. Kërkoi që të favorizoheshin studimet dhe artet. I kushtoj një vëmëndje të veçantë restaurimeve të veprave fetare e profane. Mblodhi rreth vehtes artistët më të zotë të kohës si Leon Batista Alberti(1404-1472), u shfrytëzuan manoscritet e Vitruvio fiorentinit mbi arqitekturën , piktorin Fra Angelico (1395 – 1455), Piero della Francesca (1415 – 1492), Benedetto Bonfigli(1420-1496), Andrea del Castagno (1421-1457) etj.
Në vititn 1454, guverantori, Roman d’Ortafa, u autorizua nga mbreti Alfonso që të shtypte monedha argjendi në Krujë tamam me të njëjtën peshë dhe datë që shtypeshin në Napoli6. Ky fakt në vet-vete tregon se ishin të gjitha mundësitë qe edhe në Krujë të realizohej një portretizim i Skënderbeut. Duke marë shkas nga këto rrethana mund të themi se edhe dy medaliet me portetin e Skënderbut7 që deri më sot mendohehej si ishin stampuar pas daljes të veprës Historia de vita et gestis Scanderbeg pra aty pas vitit 1520, ekzistojnë të gjitha mundësitë që ato të jenë stampuar në Krujë para kësaj date pra kur Skënderbeu ka qënë gjallë dhe Roman d’Ortafa në bazë të portretizimit që ishte realizuar në Romë gjatë vizitës së Skënderbeut duket ta ketë aplikuar edhe mbi dy medaljet e mirënjohura.
Pasioni më i madh i Papës ishte mbledhja e kodeve më të vjetër e kur nuk kishte mundësi t’i blente, për të cilat nuk kurrsente kurrë të hollat, një grup shkruesish, intelektualë të shquar të kohës të qojtur ndryshe librarii , ishin gjithmonë gati t’i kopjonin ato për papën. Për gjetjen e këtyre kodeve papa Nikolla V dërgonte emisarë nga të katër anët e botës por më shumë në viset e Greqisë e nuk është për të përjashtuar mundësia e kalimit të tyre edhe në trojet shqiptare, maqedone e epirote si qëndra me një kulturë të lashtë kishtare. Në bazë të mbledhjes të këtyre kodeve e me pasionin e tij të zjartë për dijet umane ai hodhi themelet e bibliotekës Vatikane e cila sipas koncepteve të tij duhej të ishte e hapur për të gjithë. Për këtë veprimtari me karakter bibliografik dhe artistik mendohet se ariti të mbledhë të paktën deri në 5000 kode dorëshkrim me një shpenzim total prej 40.000 skudesh floriri. Papa Nikollës V i atribuohen gjithashtu meritat e lulëzimit të arteve të reja të dekoracionit e të arteve të vogla siç ishin ajo e tapesterisë dhe e zbukurimit të paisjeve kishtare të shënjta. Gjithçka që duhej t’i shërbente kultit duhej të ishte e bukur, e çmuar dhe e denjë me të vërtetë për të qënë Hyjnore.

Mund të jetë një imazh i 1 person


Në situatën e tensonuar që u krijua në Ballkan e më gjërë pas rënjes të Konstandinopojës Papa dërgoj ndihma në vendet që kërcënoheshin përsëdrejti. U dërguan ndihma në Bosnjë, në Shqipëri, në Rodi e në Qipro. Gjithashtu u pregatit edhe një flotë detare e cila më pas me shpenzimet e Papës kaloi nën komandën veneciane. Është kjo periudha kur afrimiteti mes Skënderbeut dhe Selisë së Shënjtë u bë akoma më i madh.
Mirëpo realizimi i kryqëzatës, me gjithë vullnetin e mirë dhe përpjekjet e Papës Nikolla V, u pengua për shkak të mosmarveshjeve e grindjeve mes princave italianë dhe atyre evropianën. Në mars të vitit 1455 papa Nikola V, i moshuar dhe i sëmurë vdes . Në fronin papal do të ngjitet kardinali spanjoll Alonso Borgia me emrin e ri Callisto III po aq i zellshëm e këmbëngulës për realizimin e kryqëzatës të shpallur nga pararendesi i tij.

Burimi/Facebook