Ilia Karanxha – PESËQIND VJETORI I NJË VEPRE ME VLERA EVROPIANE!

0
51

Në maj të vitit 2022 bëhen 500 – vjet që kur vepra “Historia de Vita et gestis Scanderbegi…” (1522) pa driten e botimit duke vendosur kështu gurin e parë në themelet e historiografisë dhe identitetit shqiptar në mbarë Evropën.
Me publikimin e jetëshkrimeve të para mbi Skënderbeun u hodhën themelet jo vetëm të historiografisë kastriotiane por edhe ato ikonografike mbi shmbëlltyrën e vërtetë të Heroit kombëtar.
Në të njëjtë moment që Bernadino de Vitali publikonte veprën e Historisë publikovi edhe letren e humanistit dalmat Marco Maruli (1450-1424) miku i afërt i Marin Beçikemit, me anë të së cilës i bëhej thirje papës Adriani VI për një kryqezatë të re kundra turqve. Kështu vepra historike dhe letra e Marulit kishin një fill të përbashkët llogjik që i lidhte .Njëra ishte thirje për një luftë kundra agresionit otoman dhe tjetra një model i paaritshëm lufte e në të njëjtën kohë një shëmbëll për gjithë shtetet e Evropës.
Ribotimet e shumta të vepres “Historia…” që pasuan pas vitit 1522 tregon qartë se ajo nuk i perkiste vetëm kombit shqiptar por mbarë Evropës.

Burimi/Fabook