Ilia Karanxha – SOTIR JOVAN PECI (Dardhë 13.VII.1873 – Follorinë 10.IV.1932 )

0
93

FIGURA TË NDRITURA KORCARE
SOTIR JOVAN PECI (Dardhë 13.VII.1873 – Follorinë 10.IV.1932 )
Sotir Peci ka qënë një nga figurat e shquara korçare biri i tregëtarit të shquar dardhr Jovan Peci, Mësimet e para i mori në shkollat greke të Korçës. Më 1890 në moshën 17 vjeçare u regjistrua në Universitetin e Athinës fakulteti i shkencave të sakta dega mathematikë të cilën e perfundoi me sukses. Në Athinë publikoj fjalorin shqip të Kostandin Kristoforidhit.
Në fillim të shekullit XX emigroi në SHBA ku më 1906-1908 publikoj në Boston të parën gazetë në gjuhën shqipe Kombi vazhdimin e të cilës e mori më pas Fan Noli. Më 1908 u zgjodh nga komuniteti shqiptar i atyshëm si delegat në kongresin e Manastirit (14-22 Nëntor ) i cili përcaktoi dhe unifikoi alfabetin e gjuhës shqipe. Në vitin 1909 ai dha mësim në shkollën Normale të Elbasanit. Në planin politik nderkombëtr ai mbeshteti ndërkohë piksynimet e Austro-Hungarisë për një Shqipëri të madhe.
Nërkohë ai pregatit edhe nje sere tekstesh shkollore të fizikës mathematikës, gramatikë me qëllim që tu vinte në ndihmë hapjes të shkollave të reja. Më 1918 ai ishte antar i Komitetit për Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës i cili u formua në Shkodër në fund të vitit 1918. Ndërsa më 1920 mori pjese në Kongresin e Lushnjës i cili zgjodhi qeverinë e përkohshme me në krye Sulejman Delvinën brenda së cilës Sotir Peci kishte detyrën e Ministrit të Arsimit.
Më 1921 u zgjodh deputet i Korçës e ndërkohë u bë edhe antar i Këshillit të Lartë të Regjencës.
Më 1924 ai emeroi kryepeshkopin e Durrësit Fan Nolin si kryeministër i Shqipërisë. Mbas dështimit të Revolucionit të Qershorit nga trupat e Zogut Sotir Peci u largua në Itali e më pas u vendos në Greqi. Kunder tij ishte dhënë në mungese dënimi me vdekje e cila u anullua pas një amnstie të pjeshme që bëri Zogu. Me gjithë këtë ai nuk u pjatua me regjimin e Zogut dhe vdiq në Follorinë më 1932. Trupi i tij më pas u rivaros në Korçë me shumè nderime dhe respekt nga populli dhe paria korçare. Në kohën e komunizmit shumë kohë mbas vdekjes ju dha titulli «Mesues i Popullit»

Burimi/Facebook