Ilir Çumani: “Rama është kthyer në tumor malinj. Largimi i tij është emergjencë kombëtare…”

0
382

Ilir Çumani, aktivist i njohur i Shoqërisë Civile në mbrojtje të të Drejtave të Fëmijëve Jetim shkruan se, largimi i Ramës tashmë është një emergjencë kombëtare. Sipas tij, Rama nuk ka as ideal dhe as ndjeshmëri për të qarë hallet e shqiptarëve. Akti i fundit i krizës humanitare, me karvanin kilometrik të shqiptarëve që niseshin për në tokën helene, por të bllokuar me ditë të tëra në zhegun e nxehtë të vapës dhe të uritur pa ujë e ushqim, me fëmijë, pleq e të sëmurë, tregon se sa e papërgjegjshme është një qeveri e ardhur në pushtet pa vullnetin e sovranit….

“Hipokrit…Demagog…I pashpirt… Katran me bojë…. Largimi i këtij njeriu nga pushteti, sot, më shumë se kurrë, përtej të majtës dhe së djathtës, është imperative dhe një emergjencë kombëtare.

Ky njeri i’a mori erzin edhe të majtës, ngase në këtë forcë politike ai është krejt aksidental, pa asnjë lidhje me doktrinën e saj, sepse nuk ka kauzë, nuk ka aspiratë, nuk ka ideal, nuk ka ndjeshmëri dhe as empati prej burrështetasi për të qenë mishërim i halleve të një populli të shumëvuajtur, ku e ka zhytur keq e mos më keq me veprimet e tij korruptive, destruktive dhe hakmarrëse.

Këta individë, përmes disa aftësive të veçanta që kanë, (përfshi edhe artin e gojëtarisë për të manipuluar turmat), kur posedojnë pushtet dhe para, bëhen malinj dhe në këtë rast, nuk ka “laborator” dhe “kirurgji” politike e diplomatike ndërkombëtare që ta shkuli me rrënjë këtë metastazë agresive në trupin e Atdheut që sot po lëngon vetëm për faj të tij…”

Më tej, duke postuar një video të prononcimit në dy kohë të Ramës opozitar dhe të Ramës Kryeministër për të njëjtën çështje, që lidhet me fluksin e frikshëm të largimit të shqiptarëve nga Shqipëria për në vendet e BE – së, e në dy kohë.

Çumani shkruan: “Të dashur Miq! Dëgjojeni me vëmendje këtë supergënjeshtar se ç’farë thoshte në 2013 – tën kur përdorte të gjithë arsenalin e propagandës: hipokrizinë dhe demagogjinë e tij të pashembullt për të marrë pushtetin; dhe çfarë thotë për të njëjtën çështje tani, që ka 7 vjet që sundon si Despot – Sadomazokist në pushtet….

Ai, përveç se ka viktimizuar një popull të tërë duke e zhytur në një varfëri e mjerim të pashpresë përmes politikave represive dhe abuziviste që ka përdorë, por, ka kurajon dhe i etiketon këto viktima të pushtetit të tij si “…të poshtër…”.

Besoj se tani, Njerëzit e dinë fare mirë se kush është edhe gënjeshtar, por, edhe super i poshtër, cinik e tinëzar, i pashpirt, dinak dhe i lig njëkohësisht…..Jam i bindur se, përveç nostalgjikët e tiranisë, idhujtarët dhe mercenarët e pushtetit të tij korruptiv që lëpijnë kockat e pushtetit, (të cilët sulmojnë me komente e tyre të pa baza, sa herë bëjmë publike paradokse të tilla që lidhen me pushtetin dhe qeverisjen korruptive….), askush tjetër nuk e beson dhe nuk e mbështet më këtë shkaktar kryesor të së keqes dhe dramës kokektive të shqiptarëve….Njerëz, kujtesa është e vetmja arsye që ju bën të reflektoni dhe të korrigjoni të tashmen dhe të ardhmen….

Nga Ilir Çumani

Burimi/voal.ch/