Ilir Çumani – HESAPET NUK I KENI VETËM ME SHQIPTARËT, POR EDHE ME ZOTIN!

0
72

Rrofshi e qofshi ju Nuselalet e Rilindjes Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu, Elisa Spiropali & Co…! Të gjithë shqiptarët, tashmë ju njohin dhe e dinë fare mirë se zhytja në mjerim dhe zhvatja që u bëhet atyre, me anë të të cilave keni instaluar në këtë vend një sistem të tërë manipulativ, është një industri shtet me një makineri të frikshme propagandistike 3 D, e drejtuar nga një sekt kriminal që assesi nuk ka lidhje me një forcë reale politike dhe progresiste të një të majte evropiane. E gjitha kjo që ju keni bërë dhe po bëni në kurriz të shqiptarëve, duke manipuluar përmes patronazhistëve turmat e dëshpëruara dhe të pashpresë, ka një fytyrë të dukshme dhe të qartë, e ka edhe një emër; atë të sistemit tuaj të lëtyrosur dhe të korruptuar! La edhe më la drejt fitorjjjeeeeve edhe më të mëdha në grabitjen e shqiptarëve përmes formulave korruptive dhe manipulative të blerjeve të mandateve në zgjedhjet që do pasojnë…. Ta gëzoni timonierin sfidant, idhullin tuaj, liderin ballkanik me tepsinë e babëzisë….! Ju kujtoj se Latinët e Vjetër e kanë një shprehje filozofike që thotë: “Pushtetin dhe paranë të gjithë e dëshirojnë…., por kur ato përfitohen në mënyrë të padrejtë, nuk janë jetëgjatë…” Tashmë, hesapet nuk i keni vetëm me shqiptarët, por edhe me ZOTIN!

Burimi/Facebook/Ilir Çumani