Ilir Çumani – PËRDORIMI I FIGURAVE PUBLIKE NGA RAMA, ËSHTË LOJA E NJË “GJENERALI” TË DËSHPËRUAR NË IKJE…!

0
129

Atë që po bën sot Kryeministri Edi Rama, duke përdorë për fushatën elektorale të “Rilindjes” figurat e nderuara publike si Robert Ndrenika, Tinka Kurti, Luljeta Bozo etj, tregon se, Despoti ynë sundimtar e ka një hall të madh. Ai, si një individ qartësisht me tipologji sadomazokiste, duke bërë këto lëvizje e manovra mediatike e propagandistike, nuk e ka për turp dhe e bën me kënaqësi rolin e turpërimit të tjerëve në publik, veçanërisht kur ata janë figura të nderuara dhe të respektuara për shqiptarët. Por, një gjë është e sigurtë: a ju kujtohen zgjedhjet e fundit lokale në vitin 2019…!? Asokohe, Rama u duk në sy të të gjithë shqiptarëve i pashpresë, i dëshpëruar dhe krejt i braktisur, njësoj si Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur i Kadaresë! Në ato zgjedhje, ai u votua nga 8 % e votuesve që ishte vetëm ajo pjesë e administratës së tij publike. Pra, u refuzua dhe u abandonua nga 92 % e votuesve shqiptarë, të cilët nuk e pranuan modelin e imponuar monopartiak të zgjedhjeve dhe për këtë arsye, sovrani refuzoi dhe nuk shkoi masivisht në votime. Zgjedhjet e 25 prillit, do të jenë epilogu i një rezultati spektakolar i asaj ç’farë u paralajmërua nga sovrani, që nisi të ndodh në 2019 – tën me zgjedhjet e pushtetit lokal. Kjo do të jetë vendimarrja më domethënëse e sovranit në të gjithë historinë e zgjedhjeve të 3 dekadave të fundit në Shqipërinë postkomuniste, që do shenjojë përfundimisht mbylljen e një kapitulli të errët të një rregjimi represiv kakistokrat, autokrat dhe kleptokrat të një keqqeverisjeje ndaj shumicës së dobët dhe ndaj qytetarëve të pambrojtur, e cila, përmes korrupsionit dhe shkeljes flagrante të Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, margjinalizoi deri në depersonalizim individin dhe një shoqëri të tërë! Dhe ky është makthi i vërtetë i Edi Ramës, i cili në grahmat e fundit të pushtetit të tij nuk po lë asnjë mënyrë e metodë pa përdorë përmes industrisë së propagandës gëlbesiane dhe tepër të frikshme që ka instaluar në vend, të cilën e ka aplikuar gjatë sundimit të tij 8 vjeçar! Shfrytëzimi dhe keqpërdorimi i figurave publike nga ana e Kryeministrit Edi Rama, pa patur asnjë pikë dhembshurie e respekti ndaj tyre, është loja më e padinjitetshme që ai bën me ta në këtë fushatë elektorale për llogari të sektit të rilindjes. Është një lojë i pistë dhe me emocione negative që të ngjall krrupë e neveri, që ngjason me personazhin e famshëm të Kadaresë, tek gjenerali i ushtrisë së vdekur, të një “gjenerali” të shpartalluar në një betejë të humbur dhe të dëshpëruar, të një gjenerali pa spaleta në një ikje të gjatë humbëtire pa kthim….!

Burimi/Facebook