Ilir Çumani -QINGJI,QINGJI… UJKU,UJKU…!

0
248

(#KUJTESË TË GJITHË ATYRE QË U #LYPET #VOTA NGA EDI RAMA PËR NJË #MANDAT TË #TRETË #RILINDASE…)

Miq jo rilindas, miq jo politikë dhe pa parti!
Autokratët, këta zullimqarë sundimtarë nepotikë pushtetesh me simptoma sadomazokiste, me tipare të qarta e praktika tiranie, suksesin e tyre e mbështesin gjithmonë tek propaganda, veçanërisht në prag të fushatave elektorale….

Këta individë, demagog të përkryer, dinak e shpirtlig, pasi kanë vënë në dorë pushtetin, e përdorin atë vetëm për të aplikuar praktika dhe metoda represive e korruptive në dëm të shumicës, në dëm të popullit, në dëm të më të dobtëve, të atyre që janë më të pambrojtur, por, edhe në favor të pakicës oligarke, e cila është e lidhur ngushtësisht në marëdhënie dhe me interesa okulte me pushtetin korruptiv….!

Qytetarët, gjithmonë i kanë dashur dhe i duan listat e hapura, por, pa Edi Ramën, personi kryesor si bashkëautor i listave të mbyllura në marrëveshjen famëkeqe të 2008 – ës, e cila u ka dhënë dhe u jep mundësi kryetarëve të partive të mbushin parlamentin dhe administratën lokale e qendrore me elementë me rekorde kriminale….

Edi Rama, pasi bëri ç’farë i deshi qejfi me “sovranin” popull dhe me kushtetutën, pasi e zhyti vendin në mjerim e drogë, e ndjen se është në kuotat e tij më të ulëta të besimit, të mbështetjes popullore dhe të të vetëve.

Si mjeshter i propagandës dhe i gojëtarisë, tani në prag të fushatës elektorale na del me një slogan të ri propagandues e manipulativ kur thotë: “…Qyetarët duan lista të hapura…. Partia socialiste do atë që duan qytetarët….!”

Ç’farë ironie….!!! Pyetja që lind në këtë rat është: në këto 7 vjet të qeverisjes së tij kakistokrate kur ka ndodh që ai, Edi Rama ti ketë pyetur ndonjëherë qytetarët e këtij vendi…!?

Ai gjithmonë ka qenë vetë Ali, dhe vetë Kadi…. KADRI po e po, me të gjithë tepsinë e pushtetit korruptiv e nepotik që ngriti përmes PPP – ve duke varfëruar një popull të tërë, duke e vrarë shpresën e të gjithë shqiptarëve…

Njerëz! Ka filluar fushata e zgjedhjeve… Kryeministri ka nisur të këndoj këngën: “Qingji i vogël, pse mendueshëm, be, be, ba….

Por, kujdes, kujtoni fjalën e urtë popullore: “Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron…”

Nga Ilir Çumani

Burimi/Facebook