Imzot Lazer Mjeda – UNE PREJ ZOTIT JAM I KÈSHTENÈ

0
93

Un prej Zotit jam i kèshtenè,
e keshtu due gjithmone me kenè.
Qysh at dit qi jam pagzue,
ne ket fe shejte jam i shkrue;
e ne ket fe un due me rrnue,
kam me dekè e skam m’e leshue,
pse e di mire se s’ka shelbim
per ata qi s’kane besim.

Feja e Krishtit ne na meson
se i’Zot vetem,ne qielle sunon;
e ky Zot s’ka pase fillim,
as s’ka kurr per te pase mbarim.

Ai i Lumi me ka krijue
per m’e dashte e m’e ndigjue;
e nji dite ka me mè gjykue,
o n’Parriz o ne ferr me mè cue.

Nji Zot vetem,tjeter s’ka,
por prej fes dijme edhe ma:
Se ne ket Zot,jane ,po,tre Vete
me ‘ i natyre e me’i pushtet,
me nji te kenun e hyjni,
e ju thojne Shejtja Trini:
Ati,Biri e Shpirti Shejt.

Veti i dyte qi dijme se a Biri,
per ne desht me u ba njeri:
E u ba njeri me na peshtue
prej robnis se Djallit te mallkue;
pse ne dore te ti na kjeme shti
prej Adamit me’i mekat te zi.

Biri i Zotit,njeri u ba,
Jezu Krisht emnin e ka.
Ai na leu prej Zoj’s Bekueme
me nji menyre gjith te mrekullueshme.

Tridhjete vjet kur muer me i kape,
fen e vet duel m’e hape;
ndej tri vjet tuj predikue
fen qi Zoti vete ka que:
E forcoj me mrekulli
qi shum bani per deshmi.

Tek e mbramja per mekatnore
ia leshoi vedin Cfutve nè dore,
qi e rrahen e munduen
kryet me ferra ia rrethuen;
mbasandej per te madh poshtnim,
e kryqezuen per shemtim.

Por prej deke Krishti u njalle
edhe e mujti anmikun djalle;
e ne qielle hypi gjith lumnue
me ardhe nji dite me na gjykue,
kush t’a mbaje ket’fe te vertetè
e me vepra t’a nderoje,
ai shelbimin ka me gjete
e Tenzonè me gezue gjithmone.

Imzot Lazer Mjeda