IN MEMORIAM – KARL KAMSI

0
217

Me keqardhje morëm vesh ndamjen prej nesh tue ndrrue jetë të As.Ing. Karl Kolë Kamsi.
Ngushllime të sinqerta familjes së të ndjerit Karl Kamsit; Anit, Mirelës Kolës, Romeos e Jonit për humbjen e njëriut të tyne ma të dashun.
Pushoftë në Paqe.
Justina e Filip Guraziu

IN MEMORIAM – KARL KAMSI
As. Ing. Karl Kolë Kamsi, biri i familjës shkodrane “Kamsi” që prej shekujsh dha nji kontribut të madh kulturor e patriotik pro vendit të Shqipeve sot nuk asht ma në mes nesh.
Karl Kamsi ishte nji specialist topograf i dalluem e apasionant i fushës së bonifikimeve, me emnin e tij lidhen pothuej të gjitha veprat bonifikuese me shumë vlerë për komunitetin në rrethin e Shkodrës.
Karl Kamsi ishte nji qytetar model i Shkodrës, me sjellje të kulturueme, i dashun me familjen e me shoqninë, korrekt në detyrë e në jetë si dhe i përkushtuem për përparimin e vendit, sidomos të qytetit të tij të lindjes, Shkodrës.
Karl Kamsi ban pjesë në atë kategori njerëzish që vdekja për to nuk asht fundi, sepse i ndjeri Karl, gjatë jetës së tij tokësore la gjurmë kujtimesh me të cilat lidhet emni i tij edhe mbas ndrrimit të jetës.
Si ” shtylla bazë” e Shoqatës mjedisore MESHBUSH, As. Ing. Karl Kamsi ka me u kujtue përgjithmonë për kontributin e tij me vlerë në përpjekjet e Shoqatës për mbrojtjen e mjedisit të rrethit të Shkodrës si dhe për projektet në infrastrukturë pro zhvillimit të veriut shqiptar.
Gjejmë rastin me kujtue kontributin e madh të tij për kundërshtimin e projektit të H/C-it të Bushatit, për përcaktimin e ” zonave frymëdhanëse ” të Shkodrës, për rrugën e zhvillimit turistik liqenor në gjurmët e rrugës së vjeter ” Karvane , për projektin e ndërtimit të Urës së Re të Bunës si dhe për përpjekjet në favor të ” Koridorit Adriatik Alpe” i cili do rë bashkonte Shqipninë me Kosove nëpër luginen e Drinit tue mos përjashtue veriun shqiptar prej zhvillimeve të perespektivës.
Pushosh në paqe; shoku, miku e qytetari shëmbullor i Shkodrës, Karl Kamsi!

Filip Guraziu
Kryetar i Shoqatës Mjedisore ” M.E.SH.B.U.SH.” Shkodër

Burimi – Facebook – Filip Guraziu