Internet i sigurt? Ja hapat konkrete që mund të ndiqen nga të gjithë

0
161

Kejvi Mici iu përgjigjet disa pyetjeve kryesore për këtë cështje.
Cili është raporti që të rinjtë kane me internetin dhe kush jane problematikat me kryesore qe ju keni hasur ne takimet qe ju keni bere?
Pothuajse të gjithë pa përjashtim jemi përdorues të internetit, kush më shumë e kush me pak. Qasja në internet në vendin tonë është tepër e lartë. Për të rinjtë interneti është një bote pakufi, falë të cilit ata përfitojnë komunikim,aftësi, përvojë dhe njohuri të reja, por e mira do ishte që të gjithë të jenë të vetëdijshëm për ekzistimin e këtyre rreziqeve që vijnë si pasojë e lundrimit në internet, si dhe të mbrohen nga këto rreziqe, që është shumë e rëndësishme. Kudo që ka akses në internet, sidomos në “internet caffe” nuk ka mbikëqyrje, monitorim apo filtrim të materialeve të cilat janë të pa përshtatshme për këdo që kërkon, dëshiron të marr apo të japë informacion.
Kohët e fundit në përdorimin gjithmonë e më të madh, janë bërë të dukshme edhe rreziqet si: vjedhjes së identitetit, bulizmit, kërcënimeve, mashtrimeve, pedofilisë, etj. Disa të rinj nuk arrijnë dot të kuptojnë pasojat e gjërave që postojnë. Rekomandohet vendosja e një balance midis jetës reale dhe virtuale , pasi është një sukses më vete.Duhet theksuar gjithçka që postohet online, ngelet online.
Le të bëhemi më konkret duke marr një shembull: Ndonjëherë informacionet e tepërta, komentet dhe fotografitë jo të hijshme mund të pasqyrohen më vonë tek një punëdhënës që bën kërkime për ty, duke prishur gjithë pritshmëritë. Prandaj gjithmonë duhet të tregohet kujdes i madh në ato gjëra që të rinjtë publikojnë.
Pavarësisht çdo gjëje: Interneti nuk cilësohet si armiku jonë. Thjesht telashet vijnë si pasojë e pakujdesisë dhe përdorimit jo të zgjuar të tij.
Krijimi i këtij komuniteti, ka ardhur si pasojë e një eksperience tuajën të mëparshme apo thjesht është një ide e lindur rishtazi?
Të flasësh për veten asnjëherë nuk është e thjeshtë. Personalisht që i vogël jam munduar të jem pjesë e projekteve rinore, sociale, kulturore, që eksperiencat që do të merrja të ishin sa më të vlefshme vit pas viti. Jam munduar që qëllimet t’i kisha sa më objektive e të kohës në mënyrë të tillë që finalizimi të ishte një “histori suksesi”. Sot jo vetëm i realizuar (si ideator, drejtues dhe organizator), por edhe me ide të qarta në çdo iniciativë që ndërmarr. Mendoj që nëse njeriu e dëshiron më së tepërmi diçka e arrin dhe motoja që më ka shoqëruar ka qenë dhe është: “Puno fort për qëllimet e tua…asgjë nuk është e pamundur”.
Instikti, kreativiteti, pasioni,puna e palodhur e intesive, eksperiencat në shumë fusha më kanë dhënë një përparësi në iniciativat që kam marr përsipër. Për të realizuar një projekt, cilido qoftë ai, parimisht do shumë punë, do guxim,durim, energji dhe besim hap pas hapi. Ky komunitet së bashku me projektet e tij u u ideua me miqtë e mi e shumë shpejt u implementua në realitet, për t’i ardhur në ndihmë të rinjve. Dhe themelimi i komunitetit Egos nuk erdhi rishtazi, por kushdo në fushën që trajtonte kishte aftësitë e vyrtytet e nevojshme që vazhdimësia të ishte e shpejtë. Plot mund të them rreth 2 vite suksesi. Historitë e bukura dhe me vlera do vazhdojnë. Në një kohë të shkurtër që të rinjtë u njohën me objektivat e komunitetit morëm një kënaqësi të plotë, mbështetje të vazhdueshme nga kushdo që e dëgjonte për herë të parë. Fillimi i mbarë është gjysma e punës, por duhet të jemi me këmbë në tokë. Sfida të reja na presin…!
Çfarë këshillash ju jepni ju të rinjve?
Disa prej këshillave të përgjithshme janë:
-Të mundohen kohë pas kohe të kenë informacione lidhur me sigurinë dhe privatësinë në internet, pasi sa më shumë avancon teknologjia aq më shumë probleme serioze dalin.
-Ta përdorin internetin me kohë të reduktuar , pasi është një botë që hyn dhe e vështirë të dalësh nga larmishmëria e gjërave që ka(marrin dhe në këtë rast fjalitë e të rinjve duke kaluar ,që pa internet nuk jetohet).
-Informacionet personale të jenë sa më të reduktuara, sepse informacioni i tepërt është “sinjal” për keqëdashësit.
-Duhet të kenë kujdes të madh nga ftesat nga njerëz të panjohur, se asnjëherë nuk dihet qëllimi apo misioni që ata mund të kenë karshi jush.
– Kujdes i radhës qëndron dhe ndaj shit/blerjeve online. Para se të jepen të dhënat e kartës tuaj të kreditit duhet që të siguroheni dhe të zgjidhni ato “Top Site” që janë më të popullarizuara dhe kanë njëfarë sigurie. Jo të fusim të dhënat tona në një faqe të pa-verifikueshme, ku nuk dihet cfarë bëhet me të dhënat tona, por në fund jeni ju ata që e paguani(marrim rastin e shumave të humbura vetëm nga një neglizhencë).
– E njëjta gjë edhe për linqet.
Duhet të klikojmë ato linqe që minimalisht kanë një sens llogjike, jo të biejmë pre e të tillave mashtrime ,pasi krijohen enkas që të rinjtë të bien pre. Këshillat janë të shumta e janë të nevojshme në çdo kohë, ne jemi munduar që t’i bëjmë të thjeshta dhe të kuptueshme, pasi ka dhe këshilla akoma më teknike që kushdo mund të na kontaktoj në mënyrat që i kemi vënë në dispozicion për çdo problematik. Nëse je adoleshent mundohu qē rrjetet sociale ti përdorësh në funksionin tënd dhe jo ato të të përdorin ty! Çfarë nuk duhet të bësh në një rrjet social për të mos rënë pre e lojërave të tilla? – Së pari duhet dhënë sa më pak informacion rreth vetes (emër, mbiemër, datëlindje ) mjaftohu me kaq pasi çdo informacion i shtuar do të të bëjë më publik. – Kurrë mos shkruaj gjëra që do t’i realizosh në një të ardhme të afërt apo të largët, shfaqi ato vetëm pasi t’i kesh bërë dhe këtë bëjeni në mënyrë sa më të përmbledhur. – Mos prano në asnjë moment persona te huaj ne shoqërinë tënde virtuale (janë një kërcënim për privatësinë tënde, pasi nuk dihet qellimi që ata kanë). – Mos publiko foto provokuese (në plazh, në pishina, etj), foto nga jeta private ,me pjestarët e familjes, shoqërinë që të rrethon, etj. – Mos trego se cfarë po bën (nuk të ndihmon ta bësh më mirë). – Ruaje me fanatizëm jetën private. – Mos krijo varësi ne jetën virtuale, duke harruar që ti vete po jeton një jetë reale. Mos e humb produktivitetin tend ! Nuk ka dallim person publik ose jo kur bëhet fjalë për rrezik? Nuk është se ka një ndarje person publik ose jo ,kur bëhet fjalë për sigurinë dhe privatësinë tënde në internet. Perkundrazi faktet kanë treguar që dhe personat publike kanë rënë pre e mashtrimeve. Duke filluar nga informacionet e shumta publike, linqet e ndryshme që klikojnë, faqet e pa-autorizuara që kanë dhënë informatat e tyre, fotot e pamenduara e shumë peripeci të tjera, që kanë qenë në çdo kohë burim i menjehershem i keqbërësve. Por nuk duhet krijuar panik, thjesht personat publik duhet të jenë të përgjegjëshëm ndaj veprimeve që bëjnë e ndërkohë të ndërgjegjësohen. Në mënyrë të tillë qe mundesite për gabime të jenë të vogla, por edhe për kulturë personale, që dhe personaliteti i tij/i saj të jetë sa më i kuruar.Si perfundim une do doja tju ftoja të beheshit pjesë e komunitetit tone në rrjetet sociale (facebook, instagram) me emrin Egos, por dhe ne ose në youtube channel Egos Albania, ku të gjithë mund të gjeni antarësimin online, hapësirë për të shkruar mbi problematikat që ju të gjithë keni, por edhe të na kontaktoni. Për të punuar të gjithë së bashku ndaj çdolloj problematike, që do na dali me kohen.

Nga Era Cela

Burimi/Zeri i Amerikes

Burimi/Zeri i Amerikes

Burimi/Zeri i Amerikes

Burimi/Zeri i Amerikes

Burimi/Zeri i Amerikes