Ira Kurti – E qeshura është ngjitëse!

0
71

Ata/ato që më njohin në rini, ma njohin edhe sensin e humorit. Kam qënë me fat se kisha shoqe e shokë me shumë humor dhe mësonim nga njëri-tjetri.
Kur mblidheshim në shtëpinë tonë për dreka a darka unë isha ajo që tregoja barcaleta. Kur nusja e dajës kishte ndigjuar një të fortë në punë e donte ta tregonte, im vëlla e ndërpriste duke I thënë – mos na e ço dëm. Shko te dhoma tjetër tregoja Irës, që të na e tregoj ajo.. dhe ashtu u bënte…
Pas shumë vitesh shkoj në Kinema (A) me vëllain dhe dy nipat. Do shihnim një film dramë me Jennifer Lopez. Dy nipat na kishin futur ne mes ne, motër e vëlla. Nga gjysma e filmit që m’u duk një budallallëk me okë, e ndoshta të gjithë e mendonin por asnjëri nuk piptinte, unë I afrohem vëllait me një batutë e frymëzuar nga budallallëku i skenarit. Ai nuk e përmban veten dhe nga thellësia e shpirtit shpërthen në të qeshur. Unë doja ta mbaja veten mos të prishja qetësinë, por sa më shumë shtrëngohesha aq më keq ja plasa edhe unë. Merr frymë thellë se po mekeshim së qeshuri. Njerzit që ishin ulur para e pas nesh kishin filluar të qeshnin po ashtu edhe dy nipat e mi anash nesh. Ne, fshi lotët që na dilnin nga e qeshura dhe vazhdo me batuta. Kur t’ja kanë nis të gjithë të pranishmit në atë sallë kinemaje. Ishim në dhé të huaj, por e qeshura nuk ka nevojë për përkthyes. Nuk na pushoj e qeshura deri sa mbaroj filmi, që nuk e morëm vesh se si mbaroj. Një gjë ishte e sigurtë që drama u kthye në komedi dhe për këtë të gjithë ishin të lumtur. Provë e gjallë që e qeshura është ngjitëse.
Të nesërmen donim të shkonim përsëri në kinema të shihnim ndonjë film tjetër, vetëm që të vilnim ndonjë batutë të re.
Mos harroni të mendoni pozitivisht e të qeshni sa më shumë. Nuk e mbaj mënd numrin e muskujve që ven në lëvizje e qeshura, por e di që është i lartë.

Burimi/Facebook