Ira Kurti – Ku të gjej nerva çeliku?

0
59

Një ditë çmendurie kur zgjohesh nga një telefonatë, kur akoma nuk kisha hapur sytë dhe zëri nga ana tjetër më kërkonte llogari pse akoma isha në krevat kur ora ishte 9am? Megjithëse kisha rënë me fjet 4 am, nuk i jap llogari kujt se kur zgjohem e kur flej, por mesa duket personi nga ana tjetër e linjës e mendon veten manaxhuese të rregjimit tim. Ngrihem dhe shkoj në guzhinë të bëj një çaj, por gazi i sobës kishte mbaruar dhe ana elktrike nuk punon pasi priza elektrike bën masë dhe ul siguresën nga lagështia e murit që e ka ndryshkur edhe sobën. 20 vjet nuk ja gjetëm dot dermanin kësaj lagështie që enti banesave në vend që ta ngrinte bazamentin e katit të parë pasi e ndërtoi në zonë kënetore, ka gërmuar dhe hyrja është nën nivelin e ujrave sipas specialistave të Bashkisë Tiranë. Lajmëroj me telefon një numër të ruajtur në shtëpi për shërbim gazi në shtëpi i cili megjithse ja dhashë adresën ekzakt, kishte shkuar te një pallat tjetër ne një bllok tjetër. Dal ta pres në rrugë duke e udhëzuar se si të më gjente, kur shikoj nga kati i gjashtë binte suvaja e copa tullash të cilat janë dëmtuar qysh nga termeti 2019 dhe meqë aty nuk banon njeri se familja ka emigruar nuk kanë lajmëruar Bashkinë për dëmet, ndaj lajmërimin e bëj unë. Kur dal te cepi i hyrjes shikoj që uji që derdhej nga taraca po ngrinte në rrugë. Shikoj celularin temperatura -4°C. Ndërsa djali me bombulën e gazit arrin dhe kërkon 25mij lek kuptoj që jam vjedhur herët e tjera kur ai që më solli bombulën herën e parë e herën e dytë më morën 60mij lek për të ndërruar të njëjtën bombul. Qesha me veten kur kujtova që gjatë verës gjeta një çantë burrash dhe ja dorëzova të zotit çantës të panjuhur nga unë, çanta ishte e mbushur me Euro e celular e karta bankash që harxhova mbi dy orë duke e kërkuar kudo deri sa mori në tel cel e vet!
Kurse mua më kishin vjedhur sy për sy në shtëpinë time. Shpejt e mbylla këtë çështje pasi depozita e pallatit ku unë kisha harxhuar 120 mij lek për ta rregulluar dhe i kisha kërkuar hidraulikut ta izolonte ndaj ngricave, tani po rridhte përsëri! Jetova çerek shekulli në një vend ku temperaturat arrinin edhe -40°C dhe nuk pata kurrë problem, kurse këtu me -4°C përsëri problem. Marr në telefon hidraulikun i cili m’u ankua se kishte shumë punë se unë nuk isha e vetmja me këtë problem dhe do gjente kohë të vinte pas dy ditësh.
Nisem të shkoj të marr makinën që e kisha lënë te mekaniku pasi nga mos përdorimi për kohë të gjatë kishte problem me baterinë në ndezje. Marr në telefon mekanikun a ishte gati makina? Ai më thotë – gati e ke, unë nuk jam aty, por janë çunat! Nisem në këmbë dhe vej re rrugës që hidrauliku kishte të drejtë se nga taracat e pallateve rrugës shikohej rrjedhjet e depozitava ..
Arrij te garazhdi i makinës dhe shikoj mekanikun duke mbyllur një valvul të anti-frizerit, ndaj e pyes -ça po bën aty? Ai ma kthen – i hodha pak ujë të nxehetë se mos ka ngrirë!!
Nuk u përmbajta dot dhe i thashë – WTF? A e di ti ça është anti-frizeri? Si i hidhet ujë aty? Po uji i ngrohtë në këtë temperaturë nuk ftohet e ngrin, pse kot hidhet aty anti-frizer? Ujë nuk i hidhet kurrë makinës sepse uji ka bakterie, ka kalcium, klor që e dëmtojnë tubacionin e makinës. Kjo makinë ndizet tak fak në -35°C e jo të ketë problem me këtë kohë. Anti-frizeri që kishte kjo makinë është për të përballuar temperatura deri -60°C ndërsa ti i paske hedhur gjysëm litër ujë të ngrohtë! Dua ta zbrazësh dhe ta mbushësh vetëm me antifrizer siç ishte.
Por ai e hapi ta derdhte dhe i erdhi keq ndaj e mbylli dhe nuk i ndoqi kërkesën time, pastaj i shtoj ca antifrizer tjetër duke e kaluar cakun e nivelit të mbushjes.. Edhe për këtë m’u desh t’ja mësoja që nuk mbushet mbi nivel e treguar aty!
Marr makinën dhe e çoj për ta larë pasi megjithëse sapo ja kisha ndërruar fshirëset e xhamit, njëra nga ana e shoferit e linte xhamin me vija që nën ndikimin e diellit ishte shqetësuese. Por dola nga lavazhi me xhamin në gjëndje më keq seç e kisha.
Shkoj te MegaTeg të blej solucione që ta bëj pastrimin vet, i gjej çmimet 2-fishin e çmimeve te Amerikës.


Meqë ministria na tha të kursejmë energjinë elektrike dhe ndjehem e ftohur shkova bleva një sobë me dru. Bleva dhe dru zjarri ah dhe lis sepse nuk e mbaja mend se cili ishte më i mirë. Instalova sobën dhe e ndeza. Oh sa qejf e ngrohu ambjentin menjëherë, kur pas 15 minutash fillon e mbushet shtëpia me tym. Marr një specialist oxhaku i cili shkon katë më kat duke kontrolluar oxhakun. Kati dytë është në emigracion e ka nxjerr shtëpinë në shtitje por pa sukses sepse çmimin e taksës ja kanë vënë shumë më të lartë se vlera e saj, ndaj nuk e blen njeri. Katit të tretë dhe të 4t i kishte dalë tymi si dhe mua. Interesant ishte që katit 4t tymi i dilte nga pllakat dhe jo nga oxhaku që sipas ustait ishte sepse ishte bërë çpim në oxhak kur kanë bërë punimet! Kurse kati i 5st e kishte mbyllur fare oxhakun. Kati 6sht në emigracion, ndaj soba nuk mund të ndizet më deri sa të investoj për oxhakun nga jashtë pallatit!


Vjet, kati dytë u përmbyt me ujërat e bardha pasi ishte bllokuar puseta jashtë dhe meqë tek unë kjo lidhje është mbyllur pasi edhe ne u përmbytëm vite më parë duke mos jetuar njeri këtu, çdo gjë u hodh poshtë dhe myku dëmtoj çdo plaçkë. Tani tavani im po lagej e po mykej nga ana e ballkonit nuk e gjenim dot se kush jetonte aty e se nga dilte uji edhe pasi kisha lajmëruar UKT dhe ja kishin prerë tubin hyrës. Lajmërova Bashkinë e Policinë dhe pas shumë ditësh ja gjetën të motrën që jetonte në Durrës apo ajo erdhi rastësisht nuk e di, por të paktën erdhi dhe morëm vesh ça kishte ndodhur. Të gjitha shpenzimet mbi kurrizin tim. Megjithese Bashkia nuk bën pastrimin e kontrollin periodik të pusetave, pasojat i vuajmë ne megjithese jemi taksa pagues të rregullt. Pale të presësh nga ata të lyejnë pallatin nga jashtë apo shkallët që gjithëmonë I kemi lyer me shpenzimet tona.
Të gjitha telat e telefonave, internetit, elektrike i kanë lidhur te muri im. Ato mbajnë ujin e lagështinë duke ma dëmtuar suvanë e brendshme se të jashtmen e kam të nxirë nga myku e pluhuri i kombinuar me gjithë gazrat e makinave që kalojnë aty rrugës..në një kombinim toksik përfekt. Unë regullo, ata prish. Oborri para pallatit po nuk u pastrua nga unë nuk pastrohet kurrë as nga Bashkia e as nga pastruesja e shkallëve.
Kur erdhën nga Bashkia pas raportimit në Bashki për suvanë që binte nga lart, ata vinin dy e nga dy gjithësej dhjetë veta dhe nuk bënin asgjë tjetër veçse shihnin. Pastaj sollën një punëtor me dy shefa që rrinin e shihnin atë se si hidhte suvanë me shkop nga lart poshtë. Gjithë mbeturinat i lanë aty pa prekur në mes të rrugës! Skandal! Ne paguajmë 12 burrokratë për një puntor çyryk që bën punë të pjesshme dhe sot e kësaj dite nuk e kanë riparuar akoma!
Tani na ikën dritat, ndaj po e postoj pa e mbaruar historinë..
Doja t’ju thoja që ky apartament kushton 531% më shumë se 20 vite më parë sipas ekspertes së gjykatës Tiranës. Kur e pyeta eksperten se çfarë ka ndikuar te kjo rritje mbi 5 fish të çmimit? Ajo ngriti supet… imagjino se sa do ja rrisi çmimin eksperti tjetër kur të shohi gjithë punimet e riparimet që kam bërë unë. Asnjë nga ustallarët që vijnë nuk japin fatura për punën e kryer. Të na rrojë Partia, nëna e Aliut që e rriti dhe e edukoj..
Ku ta gjejmë të drejtën? Te Kryetari i Bashkisë, që po digjet për fëmijët që duan të luajnë futboll, por nuk kanë fusha? Te Gjykatat e mbingarkuara? Te ligjet që kundërshtojnë njëra tjetrën? Meqë asnjëra nga sa më sipër nuk funksionon, kam dalë në pazar të blej “nerva çeliku”! NDIHMË!


Më mbërrin makina nga Kanadaja katër muaj para se të mbyllej kufiri nga pandemia. Unë kisha 6 muaj kohë ta mbaja me targa të huaja. Ndaj pa u bë gjashtë muaj kontaktoj policinë të më orjentoj ça të bëja me targat se afati po skadon. Më thonë officerët e policisë qē prej pandemisë ky afat është shtyrë. I falenderoj dhe largohem. Pastaj mendoj që edhe siguracionit po i vinte data skadencës dhe meqë kur I ke targat e huaja paguan 5-6 fishing e asaj që do pagueje me targa vendase them të pyes mos marr targa të përkohëshme. Shkoj të pyes për targat e përkohëshme. Njëri thotë – nuk bëhen targa të përkohëshme! Kurse tjetri thotë – jo, jo, bëheji targat e përkohëshme, por makinën mbaje në garazh mos e përdor!!
Nuk dija të qeshja me të madhe apo të qaja? Një vend që është I mbushur me administrata të super fryra, por që has inkompetencë dhe mungesë përgjegjshmërie të tejskajshme. Instutucione pa pikën e seriozitetit, që njohin burokracitë e kota dhe asnjë ligj e zbatueshmëri ligjshmërie që t’u vijë në ndihmë qytetarit. Kanë harruar fare që detyra e tyre është të na shërbejnë ne , të na thjeshtësojnë jetën, të na kursejnë kohën, të na respektojnë të drejtat…
Më dhemb vendi im, i vogël sa një qytet në Kanada apo Amerikë, por me hallet e idotësitë e keq manaxhimit të çdo aspekti të jetës . Është aq e kollajt të zgjidhet, por kanë zgjedhur të mbyten me një pikë uji… sa do doja ta drejtoja këtë vend vetëm 6 muaj deri një vit sa t’ua tregoj se si veprohet, se si punohet, se si respektohet jeta, njeriu, institucioni, prona private etj..
Ira

Mund të jetë një imazh i ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i ambiente të brendshme
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Mund të jetë një imazh i ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i ambiente të brendshme

Burimi/Facebook