Ira S. Kurti – Aktet jo-ligjore!

0
105

A duam ne një Shtet ligjor? Sigurisht që PO.
A duam ne që policia të jetë e përgatitur për ta ruajtur rendin? Po, patjetër që e duam.
Po çfarë do të thotë të ruash Rendin? Dmth të mbahet qetësia. Ligjet bëhen për të ruajtur të drejtat e qytetarëve. Kur ka raste konflikti interesash dhe detyrimet nuk respektohen ndërhyn ose thërritet forcat e rendit për ndihmë. Ligji duhet të rrespektohen nga të gjithë. Shkelësit dënohen po sipas ligjeve në fuqi. Pra për të gjithē njëlloj, pa përjashtime, në ruajtjen e paqes e të qetësisë bëhet garant Policia. Pra në mënyrë paqësore, dhe në rastet e konflikti të dhunëshëm, kur uniformës i kërcënohet jeta, mund të përdorin mjete mbrojtëse, që uniformat duhet të vendosin Paqen! Ky është thelbi i misionit dhe detyrave të Policisë së Rendit.
Rasti i vrasjes së 25 vjeçarit mbrëmë, tregon që, na ka vrarë të gjithëve. Pse, gjykoj se na vrau të gjithëve? E keni dëgjuar shprehjen “mirë që më kaloi miu nën mustaqe një herë, por kam frikë se e bëri rrugë”? Arresto një Atdhetar, të tjerët heshtin, arresto një avokat, të tjerët heshtin, arresto akedemik, të tjerët heshtin, arresto e rrihet një minoren, të tjerët heshtin…
Çfarë konlikti po sillte një qytetar i vetëm në rrugë, qoftë edhe mbas orës 22:00? Asnjë konflikt. Çfarë ligji shkeli ky qytetar? Asnjë ligj! Si mund të qëllohet një civil që vrapon mnas shpine e në kokë? O, tmerr..
Kjo që po na ndodh ne, me ato polica me uniformën e policisë së shtetit, por që nuk janë duke zbatuar ligjet e shtetit sa vjen e po bëhet më e rëndë dhe shumica heshtë.
Duhet sqaruar mirë për ta kuptuar të gjithë.., para së gjithash një akt normativ nga një apo një grup doktoreshash e doktorash që nuk janë zgjedhur as me votën e lirë të popullit, nuk bëhet ligj që del mbi Kushtetutën. Ai ka më shumë vlerë morale, jo ligjore. Ne kemi një Parlament illigjitim, që edhe sikur akti normativ të ishte votuar nga ky Parlament përsëri do ishte i jashtëligjshëm. Po edhe sikur Parlamenti të ishte legjitim ky vendim nuk do merrte vlerë, pasi është më e Lartë Kushtetuta.
Kjo ishte ana ligjore. Tani të shohim anën teknike. Vazhdojmë me zgjidhjen e problemit, të konfliktit midis policit dhe qytetarit pavarësisht moshës. Policia i tha “ndal” dhe ai nuk ndaloi, por vrapoi se ishte pa maskë!! Pra,
1 – ishte vetëm, ndaj pse pa maskë nuk po rrezikonte njeri. Po të ndalonte mund të rrezikonte uniformat.
2 – po polici pse nuk vaproi, ta kapte meqë ky kishte paraqitur rrezik? Apo nuk I len barku policat të vrapojnë, dhe është më kollaj të shtijë me armë?
3 – e zëmë që rrethanat e sjellin që duhet të shtij me armë, po pse e vret? Polici duhet të shtijë në ajër, pastaj në këmbë..por si mund t’i merret jeta njeriut?
4 – a kanë familje këto polica? A janë vet civila kur mbaron turnin e punës? Ku e gjejnë këtë urrejtje për civilat?
5 – a e kanë mbaruar Akademinë e Policisë këto shkelsa të ligjit? Apo e kanë blerë uniformën?
6 – A bëjnë përgatitje fizike këto police?
7 – nuk ka asnjë studim shkencor që thotë se maska të mbron nga viruset apo mikrobet. Viktimat e Covidit mbanin maskën!!
8 – urgjentisht dhënësi I urdhrave të tillë apo ato policë që veprojnë në kokë të vet e vrasin, duhen çveshur urgjentisht përpara se të nxisin luftë civile!!
9 – populli nuk është armiku juaj, as uniforma nuk mund të jetë armiku i popullit!
E juaja,
Ira S. Kurti