Ira S. Kurti – Forcë dhe intimidim!

0
49

Mjafton të shohësh këto dy foto të kuptosh që anormaliteti nuk po i bën përshtypje uniformave, të cilët e kanë harruar betimin e tyre për ruajtjen e rendit në rrespektim të Ligjeve, Kushtetutës dhe Kartave të të Drejtave Humane!
Me 9 Maj 2020, kur unë u preka në shkelje ligjore nga ana e uniformës dhe më pas u tërhoqa zvarr nga ata, të cilët thirrën ambulancën të më dërgonin në Komisariatin e Policisë përsëri në shkelje të ligjit, pak në krahasim me popullësinë reaguan. Asnjë nuk u ngrit në protesta sepse unë nuk bëja pjesë në asnjë Parti e kështu Kryetarët e tyre s’kishin pse të thërrisnin protesta!! Ky lloj arsyetimi ku qytetarët nuk mendojnë me mëndjen e tyre dhe nuk veprojnë në mbështetje të bashkëqytetarëve të tyre që u shkelen të drejtat dhe dhunohen me të padrejtë, por presin çfarë urdhërash nga kryetarët, e ka çuar vendin ku njerzit intimidohen dhe frikësohen nga pushteti i uniformave. Ligji e do që asnjë civil nuk mund ta prek një punojës me uniformë, por edhe një uniformē nuk mund të preki asnjë civil i cili nuk përbën rrezik për të tjerët apo veten ose që për atë individ or grup individash të jetë shprehur Gjykata me vendim për Ndalim. Por a shohim ne që uniformat ta zbatojnë ligjin? Vidiot e fotot flasin qartë që JO!
Në mesin e dimrit u prishën shtëpitë e qytetarëve dhe sjellja e pushtetit lokal është diskriminuese, me qëndrime të një anëshme, jo ligjore, por vetëm duke treguar forcën e pushtetit!
Ky nuk është shteti që duam! Kjo nuk është Shqipëria që Duam! Po kush do t’i ndaloj këta kur shumica rrin indiferente karshi dhunës?
Unë, personalisht nuk kam asnjë lloj nevoje personale, por jam ngritur në protesta për kauza të drejta civile të cilat i janë marr me patëdrejtë, në mënyrë jo ligjore bashkëatdhetarëve të mi. Mos rrini indiferenta, se ashtu bëheni bashkpunëtor me shkelsat e ligjit. A jeni në mbështetje të një proteste para Ministrisë së Rendit për shkeljet e uniformave dhe afër Bashkisë për mungesën e profesionalizmit në kryerjen e detyrës për zhvillimin e pronave publike!!
Ditën e shtunë më ora 15:00 unë do të protestoj te Ministria e Brendshme, uroj mos të më lini vetëm!

Burimi/Facebook