Ira S. Kurti – Kryetarët e Partive

0
84

Kryetarët e të gjitha Partive politike në Shqipëri kanë mentalitetin centralizues duke krijuar Kultin e vet!

E kam të vertetuar kur vajta në protestën që Basha tha do të ishte “Protesta e Popullit ” para dy vjetësh dhe realiteti tregoi që unë u shtyva nga rojet e Bashës dhe nuk u lejova t’i afrohesha tribunës. Në tribune ishte më me vlerë për to të fliste një aktore e cila pa asnjë argument aktronte me fjalë urrejtje dhe shpifje për të tjerët. Kurse fjala e argumentuar me ligj e fakte që do jepja unë, nuk u interesonte atyre. Rojet e tij më thanë me agresivitet -TE KJO TRIBUNË FLET VETËM BASHA!

  • Bashës ju kërkua dorëheqja sot,( nga z. Artan Hoxha te emisioni Opinion në TV Klan) që të merrte përsëri votëbesimin e demokratëve pa hijen e Berishës siç e mori duke i nxituar ata te Kuvendi i fundit⁉️
    Por Basha nuk ka se si ta pranoj dorëhqjen se si do t’i shërbej vetes po mos të jetë në krye të PDsë? Kush do jetoj te vilat e Rolling Hills?
  • Basha kur doli për herë të parë në partinë e PDsë foli si një i edukuar dhe pati mbështetjen time nga larg (Kanadaja). Por shpejt doli të ishte pa bosht të fort, pasi filloj të imitonte Berishën dhe nuk qëndroj vetvetja, dhe u zhvleftësua në sytë e mi. Atij ju besuan roli KB dhe nuk doli të sillte ndonjë ndryshim pozitive në Tiranë. Ju besua roli i Ministrit të Brendshëm dhe për turp të Zotit u vranë katër qytetar në Bulevard (under his watch)!
    Basha mbahet si jurist, që nuk e dimë se ku e ka mbaruar Universitetin, por nuk ka lexuar Statutin e Partisë vet (duhet ta lexoj I tha gazetares sot te OraNews, SyriTV). Nuk ka ngritur një çështje juridike. U bë palë me Sistemin zgjedhor të kapur. Pa përmënduar aftësinë e tij matematikore që tashmë janë kthyer në barcaleta të ditës. 7×7=42
    Marrja e fondeve nga pala Ruse për të cilën Basha u thirr në Prokurori, apo çështja Toyota Jaris e bëjnë të dyshimtë figurën e tij. Por jo vetëm këto.. pse shkoj Basha të takohej me Kadafin kur ishte Ministër i Brendshëm? Megjithëse i kemi kërkuar transparence ai ka heshtur!!

Në një protestë tjetër në mbrojtje të memories së Kryeqytetit për ruajtjen e Teatrit, Basha me rojet e veta ( që nuk e dimë nga dalin fondet për pagat e 300 rojeve të Bashës) jo vetëm erdhëm me 45 minuta me vonesë, por ata ishin shumë agresivë ndaj artistave e aktivistave duke na gjuajtur me shishe uji. Më kanë çuditur skicofrenia e histeria e tyre duke j’u hakërruar protestuesve, që “këtu NUK do të ndigjohet emër tjetër veç Lulëzim Bashës”, e gjuaj me shishe!! O Zot, mos më keq! Ngritja e kultit të tij me dhunë, kush i financon?
🔺️Shkurt, as Berishës e as Bashës, nuk i duhet besuar drejtimi i PD, sepse duan Kultin e vet e jo demokratizimin e vendit që unë mendoj që as e njohin se çfarë është e aq më pak se si të aplikohet demokracia në vend!🔻
‼️Demokratë zgjohuni nga gjumi, apo nga hipnoza vdekje prurëse, sepse ky është një moment ideal për të vepruar‼️

Burimi/Facebook