Ira S. Kurti – Kur njerzit me dinjitet e respekt për veten trajtojnë edhe të tjerët në të njëjtën mënyrë!

0
37

Protesta e filluar nga 150 mij shofera të kamionave nga gjithë Kanadaja që j’u drejtuan kryeqytetit të Kanadasë, në qendrën e Ottawa (Otoua) para Parlamentit në temperatura të ulta minus 30⁰C j’u bashkuan edhe karvani i fermerëve por edhe qytetarët e tjerë. Ata janë paqësor, japin mesazhe dashurie dhe suporti për njëri tjetrin e për njerzimin. Ata këndojnë , pastrojnë pas vetes tyre, por edhe territorin, monumentet e dëshmorëve dhe përulen para tyre që luftuan për liri. Kërkesat e tyre janë të qarta Pro jetës, por lirisë së zgjedhjes, pro të drejtave Humane, pro mbrojtjes së fëmijëve si e ardhmja e këtij Planeti. Ata nuk e njohin frikën, por edhe policia federale, ajo lolale dhe mbretërore jo vetëm që nuk u hedh gaz lotsjellës, por dolën me deklarata në mbrojtje të tyre kur u akuzuan padrejtësisht nga persona qeveritar të korruptuar. Mediat e shitura nuk pasyronin realitetin, por faleminderit raportereve në shesh që transmetonin direkt atë që po ndodhte e gjithë Bota u informua e të shiturit u demaskuan. Dje kryetari i opozitës parlamentare u hodh në votë besimi kur ai I doli në krah KM JT kundra protestuesve dhe u hoq me numrin më të madh që votuan ndërrimin e Kryetarit. Ky fenomen quhet Demokraci! Institucionet e pavaruara bëjnë shtetin demokrat. Në krah të protestuesve janë zyra avokatie që njohin mirë ligjet Federale, dhe Provinciale. Soliderariteti I njerzve është I mahnitshëm. Ata rrinë në shesh pa ndërprerje i bien borive për 10 minuta çdo 30 minuta deri në fitoren e Lirë së zgjedhjes, mos kërkimit të pashaportave të vaksinimit, hapjes së ekonomisë dhe shkollave, pra jetën normale. Të frymëzuar nga akti I tyre patriotik të njëjtën gjë po bëjnë Australi, EU, UK etj.
Po në vendin tonë veç zyrës avokaturës Altin Goxhaj a ka zyra të tjera që t’i shqetësoj kapja e Sistemit Zgjedhor dhe e çdo aspekti jete? Kush shqetësohet për politizimin e tejskajshëm të shoqërisë tonë? A thua emigrimi ishte zgjidhja e vetme për ne sepse avokatët tanë janë frikacakë apo të pa përgatitur? Apo janë bërë njësh me partitë politike? Ku është fshehur patriotizmi e Atdhe dashuria e Shqiptarëve sot? Ku është dinjiteti njerzor, pse dhunohet me gaz lotsjellës sa herë protestohet për të drejtat e tyre? Pse Berisha, Meta, Rama e Basha janë pronarët e kësaj toke, apo jemi të gjithë ne? Pse uniformat te ne nuk zbatojnë ligjet, por veprojnë me urdhërat e eprorëve politik?
Epo njerzit me dinjitet i trajtojnë edhe të tjerët siç duan të trajtohen. Dhe shembujt e mësipërm na tregojnë se ne kemi pasur mbi krye njerzit pa dinjitet ndaj na ushqyen me gaz lotsjellës, ndaj e prishën kualitetin e jetës në kryeqytetin tonë edhe pse kanë rregulluar fasadat.
Është koha e ndërgjegjësimit qytetar, është momenti serioz për të ndryshuar veten dhe botën rreth nesh sepse nuk kemi më kohë për të humbur!
Ira S. Kurti

Burimi/Facebook/Autorja