Ira S. Kurti – Kush do të hyjë në Sarajet tona duhet të marrë mbi 10 mijë Vota!!

0
83

Brenda pak ditësh bëjnë lajm ikja nga rradhët e PS e nënKryetares së Parlamentit zj. Vasilika Hysi, pas 12 vitesh në politikë. Kjo ikje u përshëndet. Po aq lajm bën dhe futja e zj së nderuar Luljeta Bozo në listën e deputetëve të PS. Futja e saj në listë nuk u prit mirë nga komentet diskriminuese në bazë moshe e në qarjen e hallit të bërjes së emrit të saj pis a thua se dijet, eksperincat e nderi i saj nuk vlenin fare. Emri është ipërveçëm nuk mund ta njollosi asnjë tjetërveç veprës e fjalës vetjake!. Pastaj mos të përmend komentet për kandidimin e doktoreshës politikane, Najada Çomo, tashmë shpallur për kandidaturën në krahun e PS. Pse jo, kur ajo tani doli te zanati i vet i vërtet?


Ndërsa mua nuk më shqetësojnë këto që publikohen, por fakti që Sistemi Zgjedhor është po ai i centralizuar në duart e kryetarëve të Partisë.. Del në xhiro Kryetari e i propozon njerëzve të hedhin kandidaturën. Hedhja e kandidaturës duhet të jetë një thirrje e brendshme për të kontribuar, jo zgjedhja e Kryetarit (Sulltanit)! E dini si e përkthej unë në gjuhën popullore këtë Sistem Zgjedhor? Sikur Sulltanët (Kryetarët e Partive kryesore) nga maja e Olimpit thërrasin emrat që duan të korrin fitoren dhe të tjerëve u thonë – Ju që guxoni të mendoni të futeni në Sarajet tona (në Parlament) duhet të merrni mbi 10 mijê vota që të pranoheni!!! Shqipëria është kthyer në pronë të tyre, bëjnë ç’të duan me të!
Ndjej dhimbje kur shikoj të njëjtat fytyra, të njëjtat emra që kontribuan në mos mbarëvajtjen e vendit e në kapjen e sistemit të bëjnë aleanca, për mos të thënë pazare!! Turp për ne që pranojmë këtë realitet të hidhur!
Po si mund të ndryshohet ky Sistem Zgjedhor kur të gjithë të korruptuarit nga ky Sistem, shkelësit e Kushtetutës, abuzuesit me detyrën shtetërore, as që kanë dinjitetin e zj. Hysi të japin dorëheqjen e as guximin që të ngrejnë zërin kundra Njëshit kur është gabim. Pra edhe disa luftëtar të së drejtës që nuk dolën një herë në protestat kundër Sistemit Zgjedhor të sotëm, u bënë palë me Sistemin duke vazhduar lojën e ndryrë 30 vjeçare, e duke u rregjistruar në këtë Sistem.
Po ne që duam ta ndryshojmë nga Jashtë ç’na mbetet? Po disa që duan të futen e ta ndryshojnë nga brënda a do munden dot kur do jenë pakic nëse fitojnë? A e kuptoni që na duhet një elektorat prej 1 milion e gjysëm, i pa kapur nga PS, PD, LSI etj paterica të tyre, që të bëhet shumica Parlamentare nga ShqiptarI I Lirë? Ku do gjehen kaq vota kur ke jashtë kufijëve 70 % të popullsisë dhe që nuk ua kanë mundësuar votimin duke shkelur Nenin 1 pikën 3 të Kushtetutës?!
Unë akoma nuk kam vendosur të rregjistrohem me këtë sistem që tash tre vjet po mundohem ta ndryshoj duke mbledhur firma e duke bërë takime me popullin, apo të vazhdoj PROTESTAT pa kufij? Unë kam turp nga mbështetësit e mij të bëhem pjesë e këtij Sistemi të kapur e të kopsitur nga “Sulltanët” e vetshpallur!
E juaja,
Ira S. Kurti

Burimi/Facebook