Ira S. Kurti – Nje bashkëatdhetar më shkruan sa më poshtë pasi unë shprehesha mbi sabotimet që po më bëhen me mediat dhe FB:

0
62

“Ira Kurti e di se ju ndjek rregullishte, por nuk eshte vetem ky i vetmi problem. Nje nga problemet themelore eshte vjedhja dhe tjetersimi i votes. Qendrat e votimit ne zona te thella, ku komisionet blihen dhe fusin ne kutite e votimit vota fiktive. Mbrojtja dhe vrojtimi i kutive panderprerje eshte nje nga sforcot me te medhaja qe duhen patur parasysh. Vete ky fakt e bn te pabarabarte mundesine, se ata te tjetersojne dhe te asfiksojne rezultatin. Mjafton nhe grusht votash fiktive per te permbys rezultatet.
Keto jane nga problemet themelore, plus pastaj faza e llogjistikes qe ka shume probleme, nga menyra e grumbullimit te kutive nga qendrat e votimit deri ne qendren zonale, plus numurimi dhe perllogaritjet qe i bejne analfabetet.
Mos u tut vazhdo.
Njerzit do te votojne se e kuptojne qe ju jeni per kontribut. “
E publikova pasi ky është një shqetësim që e kanë shumë qytetar të tjerë. Për mua vërtet do jetë një eksperiencë e parë si kandidaturë dhe ndaj gjatë proçesit po demaskoj dhe po pasqyrojë çdo gjë që po përjetoj nga bisedat me mbështetës dhe të panjohur që takoj.
Sistemi Zgjedhor ka shumë mangësi dhe padrejtësi. Por çfarë duhet të bëj unë si Irë , kur ka më shumë Atdhetar Facebooku se sa në sheshin Skënderbej. Kur unë thirra protestat pa limit asnjë nuk iu përgjigj thirrjeve të mija. Duke ndenjur indiferent ne bëhemi palë me të keqen, më këtë Sistem të padrejtë që diskriminon Atdhetarët pa parti. Kur bashkëqytetarët e mi mendojnë të emigrojnë dhe nuk mendojnë të ngrihen për të drejtat e tyre, si mund ta ndaloj unë këtë epidemi emigrimi?
Problematika të tjera janë përveç indiferentizmit nga zhgënjimet e politikave 30 vjeçare, janë:

  • mos pajisja me kartat e indentifikimit të gjithë popullsisë
  • mos pjesëmarrja në Votime pasi ka një shumicë popullësie që është zhvendosur për banim në Kryeqytet apo qytete të tjera, por qëndrat e votimit i kanë shumë larg dhe as shkëputen dot nga puna, por edhe nga shpenzimet e udhëtimit që të shkojnë atje të votojnë nuk e kanë mundësinë edhe sikur të kenë dëshirën
  • Mos krijimi i kushteve të mërgatës/diasporës të votojë në një kohë që ata janë kontribuesit kryesor për mos kolapsjen e ekonomisë në vend
  • Mos krijimi i kushteve për të votuar njerzve me aftësi të kufizuar, apo që janë paralizuar.
    Unë kam lindur e lirë, kam luftuar ta ruaj lirinë time dhe do vazhdoj e tillë deri në fund. Po ju?
    ABEOK-5
  1. IRA KURTI
    Keni zgjedhje, zgjidhni! Unë guxova, guxoni dhe ju!

Burimi/Facebook