Ira S. Kurti – Shengeni Ballkanik

0
50

Marr shkas nga fjala e KM Edi Rama sot para mediave. E ndoqa me vëmëndje llogjikën dhe se si e justifikoi ai këtë tavolinë bisedimesh për këtë marrveshje, ndaj kam për të disa pyetje:
1) Me kë u konsultuat ju z. RAMA për këtë marrëveshje dhe kush përfiton kjo marrëveshje?
2) Cilët janë këshillëtarët tuaj? Sepse duket qartë që jo vetëm nuk e njeh ti Historinë tonē, por edhe ato që të këshillojnë ty nuk e njohin historinë.
3) A është fakt që Vuçiç ka qënë pjesë e kabinetit të Milosheviçit? Atëhere si kërkoni ju të sillni ideologjini antikomuniste-moderniste me ato që morën pjesë në genocidin e pjesës së kombit tonë në territorin e Kosovës?
4) Ju i vutë taksë të vetmes rrugë që lidh Kosovën me Shqipërinë dhe po kërkon të na shitesh mëndje hapur me marrëdhënien e Serbisë?
5) Kujt i jepni llogari ju z. Rama? Sepse është fakt që ne shtetasve të kitij vendi nuk po na jep llogari e as po na begenis. Letrës sonë të datës 10 Korrik 2019 për një takim e llogari-dhënie të bazuar në Nenin 23 të Kushtetutës, ju nuk na keni kthyer përgjigje. Kjo përbën një shkelje tjetër që ju z. Rama i bëtë Kushtetutës!
Për ato që duan t’i besojnë qëllimeve të mira të Minishengenit i rekomandoj të lexojnë jetën e Isa Boletinit. Dy librat e diplomatit Shaban Murati. Të pyesini edhe Shqiptarët e Kosovës, Bosnjes, Maqedonisë e të Malit të Zi për ato ç’ju kanë parë sytë e ç’ju ka hequr kurrizi, pastaj t’ja krehi bishtin z. Rama dhe t’ja përkëdheli arrogancën në aksione/ veprime të tilla.
E juaja,
Ira S. Kurti

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "MI"

Burimi/Facebook