Ira S. Kurti – Zgjedhjet për Kuvendin e RSh me 25 Prill, 2021! A doni të Kandidoj Ira S. Kurti?

0
87

Qysh me 28 Dhjetor 2018 e deri në ditën e sotme, kam punuar pa pushim me shpirt e zemër në qindra tavolina pune,me qindra mbledhje,në katër Kuvende,me dhjetra protesta, me shkrime e postime, me letra adresuar institucioneve tona dhe atyre ndëkombëtare me qëllimin e vetëm të mbrojtjes të së drejtës tonë themeltare civile, e drejtë Kushtetuese, që të drejtën tonë të zgjedhim vet atë që duam të na përfaqësojë në Foltoren e Kuvendit ta marrim Ne, e jo Kryetarët e Partive siç është tani!
Sistemin Zgjedhor nuk mund ta ndryshonin po këta që e dhunuan atë. Po si do arrihet të merret kalaja nga brënda kur një Shqiptari të Lirë i duhen 10’000 vota të arrij të zgjidhet kandidat. Pra, nëse Partia Shqiptari I Lirë do fitonte do t’i duheshin 164 kandidat × 10’000 vota=1’640’000 vota nga elektorati.. a e kuptoni hilen? Nuk kemi mjaft votues, ndaj ju lutem ndihmoni me votën tuaj. Mua më duhen të paktën 10 mijë vota që të bëhem zëri juaj në Parlament. Sistemi është i kapur nga kasta 30 vjeçare, ne po kërkojmë të thyejmë akullin.
Nëse mendoni që zëri im i Arsyes është një zë për ju në Foltoren e Parlamentit atëhere Votoni Ira Kurti me 25 Prill, 2021. Më poshtë janë disa nga pikat më kryesore të programit tonë.

  • Në mbrojtje të Drejtave të Njeriut dhe fjalës së Lirë. Duke i thënë Jo shit-blerjes së Votës.
  • Në mbrojtje të Kushtetutës për Ndryshimin e Sistemit Zgjedhor dhe të lejimit të Referendumeve
  • në mbrojtje të Pronarëve Legjitim
  • në mbrojtje të brezit të ri në Reformimin e shkollave e të edukimit. Në ruajtjen e Identitetit tonë Kombëtar
  • Në mbrojtje të jetës së njeriut duke i the Stop dhunës në familje e shoqëri. Duke i dhënë dinjitetin me punë e djersë, duke respektuar rregulloret e sigurimeve tekniko-kimike në punë, dhe me ngritje të minimumit jetik.
  • në mbrojtje të Parqeve e Pasurive Kombëtare nga vjedhjet, abuzimet dhe shkatërrimet
  • në mbrojtje të Votës së Lirë gjithëpërfshirëse (përfshi mërgatën)
  • në mbrojtje të institucioneve të pavarura
  • në mbështetje të programeve për Ri-Atdhesimin e Shqiptarëve
  • në mbështetje të kthimit të dinjitetit të pensionistave dhe njeriut me aftësi të kufizuar
  • në luftë të vazhdueshme me korrupsionin dhe aktet korruptive. Nga Bota të mësohet e përvetësohet e mira e të eleminohet e keqja degraduesja.
  • nëpërmjet përfaqësimit dhe udhëheqjes me shembullin tim personal. Ku fjala më përputhet me veprat. Rivendosjen e figurës së gruas në pushtet e të pavarur.
  • në përmbushjen e objektivit për Bashkimin Kombëtar duke eliminuar tarifat doganore e etj.
  • në zhdukjen e taksave për ushqimin bazë të Shqiptarëve
  • NË RUAJTJEN DERI NË VETFLIJIM TË INTERESAVE DHE INTEGRITETIT TË VENDIT
    E juaja,
    Ira S. Kurti
    P.s. ju lutem kontriboni në fushatën për zgjedhjen time. Shpërndajeni fjalën.. ju faleminderit!
Kan være et billede af 1 person
Kan være et billede af 6 njerëz, folk, der står dhe tekst
Kan være et billede af 1 person dhe står
Ingen tilgængelig billedbeskrivelse.
Kan være et billede af 4 njerëz, folk, der står dhe ambiente të jashtme
Kan være et billede af 1 person dhe tekst, der siger "13:31 facebook 62% Pamfleti.news 57m.6 Populli lodhur, gënjyer, vjedhur, robëruar nuk mund të presi të iki Rama e të vij Basha, se të dy këta janë bashkefajtor në kapjen e... See more i PAMFLETI.NET Ira S. Kurti: Pushtetarët e lartë böjnë pazare në këmbim të pastri... You and 29 others 2 comments Like Comment Share"

Burimi/Facebook