Irma Rodiqi – Mall që pikon lot, dhimbje që nuk zvanitet kurrë!

0
92

Mam, e shtrenjta ime!
Ti ishe dhe mbete dashuria e jetës sime. Në çdo poezi dashurie unë të rigjej veç ty. Ndonëse janë thurur aq shumë poezi për ty, unë sot dua të të kujtoj me vargjet e poetit tënd të zemrës Fatos Arapi. (Uroj që përshtatja e vogël që i kam bërë të mos zbeh asgjë nga madhështia e vargut të tij)

Unë të desha përtej vdekjes,
Ashtu të adhurova unë
Edhe prap s’ia fal dot vetes:
S’i s’të desha pak më shumë…

Pak më shumë ku shpirti thyhet,
T’i them ndarjes: – Prit, ca pak…
Të gënjejmë mallin që s’shuhet,
Kujtimin të gënjejmë pak.

Përtej vdekjes, përtej botëve,
Atje ku nis “ca pak” tjetër,-
Ty që më rri mes Zotave:
“Si s’të desha pak më tepër…”.