Islam Lauka – “Njё ujdi e mirё, nё funksion tё fushatёs elektorale tё Donald Trampit”

0
292

Te dashur miq, me poshte gjeni shkrimin tim “Njё ujdi e mirё, nё funksion tё fushatёs elektorale tё Donald Trampit”, ne te cilin shpreh vleresimet e mia per takimin e djeshem ne Uashington.

“Marrёveshje historike”, “e jashtёzakonshme”, “kapitull i ri pёr paqen nё botё”, “arritje madhore pёr Kosovёn dhe kombin shqiptar”, “hap vendimtar drejt njohjes sё Kosovёs nga Serbia”, kёto janё vetёm disa nga vlerёsimet e administratёs sё Trampit, tё politikёs zyrtare nё Prishtinё e Tiranё dhe, me ndonjё pёrjashtim, tё shumicёs sё pёrfaqёsuesve tё medias nё dy vendet tona.

Nё gjykimin tim, arritja mё e madhe nё takimin e Uashingtonit ishte njohja nga Izraeli, pas disa vitesh ngecjeje nё procesin e njohjeve tё reja. Pёr kёtё, pa dyshim, merita i takon administratёs sё presidentit Tramp dhe specifikёs sё marrёdhёnieve tё privilegjuara amerikano-izraelite.

Pёr ҫёshtje tё tjera, kam rezervat e mia, tё cilat po i rendis mё poshtё:

  1. Ajo qё paraqitet si marrёveshje historike, nuk ёshtё as marrёveshje as historike. Qё tё konsiderohej marrёveshje ndёrkombёtare, do tё duhej qё tё kishim njё dokument tё frimosur nga dy palёt, Serbia dhe Kosova. Pas nёnshkrimit (ose parafimit), ajo do tё duhej tё ratifikohej nё parlament me 2/3 e votave. Veҫ kёsaj, do duhej tё kishim afate tё pёrcaktuara mirё pёr zbatim, mbulim financiar konkret pёr ҫdo projekt ekonomik, si dhe mekanizmat e kontrollit dhe ato tё ndёshkimit, nё rast tё shkeljes sё detyrimeve tё marra pёrsipёr nga palёt. Asnjё nga kёto kushte nuk i plotёson dokumenti i Uashingtonit, ndaj mund tё quhet gjithҫka, por jo marrёveshje. Kemi tё bёjmё mё shumё me njё deklaratё politike, ose letёr synimesh, por kurrsesi marrёveshje.

Nuk ёshtё as historike, sepse Kosova dhe Serbia kanё nёnshkruar edhe mё parё marrёveshje ekonomike, por qё nuk janё zbatuar, kryesisht pёr faj tё Serbisё.

Veҫ kёsaj, ёshtё e dyshimtё qё, nёpёrmjet bashkёpunimit ekonomik, tё arrihet pajtimi politik dhe njohja e ndёrsjellё. Serbia mund tё vijё te njohja e Kosovёs, vetёm nёpёrmjet presionit, qё nё kёtё rast, duket se mungoi, ose tё zhvatjes nga Kosova tё territorit, pasurive tё saj, ose tё krijimit tё Asociacionit tё Komunave me shumicё serbe, me kompetenca ekzekutive.

  1. Ështё e paqartё se nga do tё sigurohen fondet pёr sendёrtimin e projekteve infrastrukturore, energjitike, etj. Pandemia Covid 19 ka shkaktuar krizё tё rёndё ekonomike financiare nё tё gjithё botёn, pёrfshirё SHBA-nё. Vetё ekonomia amerikane ka nevojё pёr investime serioze pёr tё dalё nga kriza dhe vёshtirё qё nё kёtё situatё tё gjenden burime financiare pёr projekte tё mёdha nё Ballkanin Perёndimor.
  2. Nё dokumentin e nёnshkruar, pёr herё tё parё ёshtё pranuar qё mund tё negociohet pёr pёrdorim tё pёrbashkёt tё liqenit tё Ujmanit, si dhe qё Kosova tё bashkohet me nismёn e minishengenit ballkanik, tё cilёn deri tani e ka refuzuar kategorikisht. Tё dyja kёto pika, sipas mendimit tim, janё nё dёm tё interesave politike dhe ekonomike tё Kosovёs. Akoma mё e rёndё ёshtё pika, ku Kosova zotohet tё pezullojё kёrkesat pёr anёtarёsim nё organizatat ndёrkombёtare, pёr njё periudhe 1 vjeҫare, e cila bie nё kundёrshtim me Deklaratёn e Pavarёsisё dhe Kushtetutёn e vendit. Duhet theksuar qё zotimi i Kosovёs ёshtё plotesisht i kontrollueshёm (sepse duhet tё ketё kёrkesё me shkrim pёr anёtarёsim), ndёrsa zotimi i Serbisё pёr ndalimin e fushatёs sё ҫnjohjeve nuk mund tё kontrollohet.
  3. Sё fundi, dyshimet e mia lidhen me momentin e nёnshkrimit tё kёtyre letrave. Nё SHBA fushata e zgjedhjeve presidenciale ёshtё nё kulmin e saj. Ashtu si ҫdo fushatё tjetёr atё e shoqёrojnё elementё tё propagandёs dhe reklamёs politike. Nё kёtё kontekst, mendoj se ajo qё pamё nё Uashington, ishte njё ujdi e mirё nё funksion tё rizgjedhjes sё Donald Trampit pёr njё mandat tё dytё si president i SHBA-sё.

Sё pari, ai u paraqit para elektoratit tё vet si njeri qё e mban fjalёn. Para 4 vitesh, ai erdhi nё pushtet, duke premtuar pёr mbylljen e konflikteve tё hapura nga paraardhёsit e tij dhe si tё tillё e paraqiti tani edhe atё midis Kosovёs dhe Serbisё, duke pёrҫuar mesazhin se “unё jam njeriu juaj qё e mban fjalёn”.

Sё dyti, nёpёrmjet kёtyre letrave, ai siguroi, jo vetёm vazhdimёsinё, por edhe shtimin e pranisё sё firmave amerikane nё rajon dhe kjo nuk ka ndonjё tё keqe, me kusht qё SHBA tё kontribuojnё financiarisht me buxhetin e tyre, nё zbatimin e projekteve.

Sё treti, Trampi siguroi mbёshtetjen e Kosovёs dhe tё Serbisё pёr njё numёr qёndrimesh thelbёsore tё politikёs sё jashtme tё administratёs sё tij si raportet me rivalin kryesor, Kinёn (mospёrdorimi i rrjetit 5G), raportet me Iranin, (shpallja e Hezbollahut si organizatё terroriste) dhe zhvendosjen e ambasadave nga Telavivi nё Jeruzalem. Kjo e fundit mund tё ketё pasoja nё marrёdhёniet tona me Brukselin, sepse ai ёshtё distancuar nga kjo lёvizje. Edhe Britania e Madhe, njё aleat besnik i SHBA-sё, e ka kundёrshtuar kёtё hap tё Uashingtonit.

Ndёrkaq, nuk u tha asgjё pёr Rusinё, kundёrshtarin e jashtёm kryesor tё shtetёsisё sё Kosovёs. Pёrkundrazi, “minishengeni ballkanik” i hap rrugё vёrshimit tё mallrave dhe kapitaleve ruse nё Kosovё dhe rajon, nёpёrmjet Marrёveshjes sё Tregtisё sё Lirё, midis Beogradit dhe Moskёs.

Burimi/Facebook – Islam Lauka