IXHET LUTFIU – FALEMNDERIT QE KA NJEREZ SI JU !

0
137

Dua te falenderoj z. Ixhet Lutfiu per ftesen e derguar kohe me pare per Premieren e filmit “RRËNJËT SHQIPTARE – DHEU DANEZ ” ,por dua te kerkoj falje qe per arsye te kesaj situate te Convid 19 dhe te situates time jo fort te mire shendetsore , nuk isha i pranishem ne premieren e filmit, por gjate bisedave me miq te mij qe kishin marre pjese , kishin mbetur shume te kenaqur , per nje histori 55 vjecare te shqiptarve ne Danimarke , por qe hoistoria e shqiptarve eshte e dokumentuar shume e shume me heret , sepse per historine tone eshte shkruar nga shkrimtaret danes e sidomos per luftrat e kryetrimit Gjergj Kastrioti – Skenderbeut. Ixheti si nje nder hulumtuesit e vetem ne komunitetin shqiptar , ka shume vite qe hulumton, por qe dhe filmon dhe mbledh materiale , kaseta filmike dhe libra danez qe flasin per shqiptaret .

Me shume kujdes ai ka ditur ti arkivoje ato dhe ti ruaje me shume kujdes dhe erdhi dita qe gjithe ajo pune shume vjecare te dale ne drite, duke ndertuar kete film dokumentar te mrekullueshem me gjithe historite , jeten e shqiptarve te Danimarkes per 55 vite . Shqiptaret e Danimarkes kane plot per te treguar , eshte nje komunitet qe me pune ka arritur shume . Edhe pse kane punuar pune nga me te rendat , ato kane shkolluar femijet e tyre dhe sot nje pjese jane ne institucione te rendesishme daneze . Ne kete komunitet kem te rinj me graden e Doktorit , inxhinjer , mjek, infermjer , gazetar , por dhe nje numer i konsiderueshem biznesmenesh . Por ajo cfare une dua te them eshte qe ky komunitet shquhet per humanizmin e tyre te madh cka me ka lene shume pershtypje . Vetem po te vizitosh fshatrat Dobrosht dhe Nerasht te Maqedonise se Veriut , do te mendosh se je diku ne ndonje fsht te Zvicres , apo diku tjeter . Fshatra te sistemuar dhe te rregulluar , me shtepi te reja . Keshtu qe per kete komunitet mund te flitet shume, por Ixheti ja ka dale mbane me dokumentarin e tij , duke na sjellur nje histori ne celoluid , per brezat e vjeter , per te ju a kujtuar rinine e hershme, por dhe per brezin e ri qe te shohin dhe te mesojne me shume nga jeta e ketij komuniteti ! Jam i bindur se Ixheti eshte si nje Mjeshter i dokumentarit, por dhe i filmit dhe ai nuk do te ndalet ketu, por ky eshte vetem fillimi ! Ne fund te ketij shkrimi te shkurter , dua te pergezoj Ixhet Lutfiun per punen e madhe dhe bashkepuntoret e tij , qe i kane qendruar prane ! Urime Ixhet !

Albansk Kulturdag blev fejret i Ballerup | Ballerup.dk

Nga Luigj Shkodrani