Regjisori Ixhet Lutfiu njofton se filmi i tij Green Activist (Aktivisti i Gjelbër) nuk është zgjedhur nga juria që të garojë në Dokufest (që do të mbahet nga 07 -15 gusht 2020 në Prizren) në kategorinë filmat e gjelbër dokumentar.
Jo vetëm se nuk është zgjedhur si film konkurent por nuk do të shfaqet as jashtë konkurencës – si film që do të përmbushte kurreshtjen e shumë shikuesve shqiptarë e ndërkombëtarë se çka e shtyri një jurist e filozof danez të rrezikoj jetën e tij e t’i bashkangjitet UÇK për ta luftuar okupatorin serb.

Niels Henrik Hooge pas çlirimit të Kosoves nuk u kthye menjëherë në Danimarkë për t’u lavdruar për kontributin e tij, por vazhdoj të qëndroj në Kosovë për të dhënë kontributin në lëminë ku ishte ekspert ndërkombëtar – në fushën e mbrojtjes së ambientit, me c’rast, përmes Partisë së të gjelbërve të Kosovës, arriti që t’i organizoj në Prishtinë 2 konferenca ndërkombëtare për mbrojtjen ambientietit jetësor në Kosovë.
Madje ishte pikërishtë raporti i Nielsit që bëri që KFORi amerikan ta mbyllë shkritoren e Trepçës që kontrollohej nga serbet, të cilët pastaj u hakmorren duke hudhur granatë në zyrën e Partisë së të gjelbërve të Kosovës ku Nielsi ishte anëtar.
Regjisori Ixhet Lutfiu si profesionist që është nuk befasohet për këtë refuzim pasiqë, sipas tij, janë organizatorët që i përcaktojnë kriteret dhe vlerat e filmave konkurues dhe thotë se filmin e ka bërë në shenjë mirënjohje e respekti për mikun tonë Niels Henrik Hooge, i cili rrezikoi jetën e tij për të kontribuar në çlirimin e Kosovës….
Por cilat qenkan ato kritere dhe vlera që filmi Green Activist nuk i “paska” përmbushur për t’u shfaqur edhe jashtë konkurencës, jam shumë kurreshtar ta di!

Të shtojmë se ky film e ka pasur premieren në komunën daneze Ballerup gjatë Ditëve të Kulturës Shqiptare më 7 nëntor 2019, ku ka pasur reflektime e vlerësime pozitive nga të pranishmit.
Nëse nuk ka qenë për kurtuazi një vlerësim pozitiv për filmin është dhënë edhe nga njëri prej profesionistve më të mirë ( të kësaj lēmie) që ka Kosova – prof. H M, i cili ishte mysafir nderi i manifestimit në fjalë.

Jam poashtu kurreshtar ta di se cilët qenkan anëtarët e kësaj jurie ( apo komisioni) që kanë refuzuar shfaqjen e këtij filmi pa kurrfarë arsyetimi, anëtarë këta që me siguri kanë qenë student (për të mos thënë nxënës) të profesorit HM dhe tani me “njohuritë” e tyre po ia “kalojnë” profesorit..!?
Pastaj çuditemi se Serbia ka ndikuar në tërheqjen 17 njohjeve të Kosovës.
Miqët duhet të ruhen e respektohen…
Ps
Vitin e kaluar Dokufesti i dha hapsirë shfaqjes së një filmi për grupin muzikor nga Beogradi ,”Elekriçni orgazam- Orgazmi elektrik”,
ku në një varg të njeres prej kënëgëve të grupit thuhet “ jasam težak konj – jam kal i rëndë ”.
Ndoshta edhe kësaj here ka qenë dashur t’u sigurohet kohë për filma serb e maqedon…!?
Si mund të kuptohet kjo përveçse ata që kanë vendosur dëshirojnë të identifikohen me simbolikën e vargut të cituar.
Ixhet Lutfiu
Një dokumentar si Green Activist është punuar dy vite me rradhë dhe janë gjetur materiale tepër të rralla. Dokumentarin e kam bërë në shenjë mirënjohjeje për juristin dhe filozofin danez, Niels Henrik Hooge, i cili në momente shumë vendimtare sakrifikoi jetën e vete për Kosovën.
Nuk e kam bërë dokumentarin për të fituar cmime, meqë nuk më nevojiten, por e kam parë si të drejtë që ta shohë opinioni ndërkombëtarë sakrificën e popullit tonë dhe të miqëve tanë liridashës.
E keqja është se establishmenti ynë i ka fundosur trojet shqiptare dhe si i tillë nuk ka vlersuar sakrificën e gjithë miqëve tanë. Kështu kemi humbur shumë. Besoj se serbet/malazezët/maqedonët/grekët një gjë të tillë nuk do ta bënin.
Për fund, si të kontribuojë për ngritjen e vlerave kulturore dhe kombëtare kur cdohere refuzohem nga njerëzit tanë?
VO : Ky shkrim eshte marre nga Facebook , shkruar nga miqte Ibrahim Xhemajli dhe Ixhet Lutfiu .