Janulla Rrapi – Dua tju them se kam bere nje gabim shume te madh qe sja fal vehtes..

0
172

Ju pershendes miqesia ime ….

Dua tju them se kam bere nje gabim shume te madh qe sja fal vehtes..

I shkrova kete leter kryeministrit tone, nje njeriu te pa shpirt, duke qene dhe vete ky baba i dy femijve … O Zot ku je.. c`mban kjo toke ??? Per hir te Ismail dhe Helena Kadarese, Edi Rama hakmerret ndaj nesh …
Letren ja dha ne dore e ndjera nena e tij zonja Neta..

I nderuar Z. Kryeministër,
Fort i dashur Edi!
Mora kurajën për të të shkruar këtë letër të shkurtër, por me shumë dhimbje për një nënë si unë. Nuk është e nevojshme të përshkruaj historinë e birit tim Renato, pasi ju e njihni shumë mirë jetën e tij dhe rininë e tij të vrarë. Para një muaji Renato ishte në buzë të varrit, por falë kujdesit të mjekëve këtu në Nju-Jork dhe ndjeshmërisë së tyre që e kanë të përshkruar në kartelën e tij mjekësore historinë e sëmundjes e kaloi rrezikun e jetës edhe këtë herë, por është mjaft i dobët fizikisht dhe shpirtërisht.
Për vite me radhe kam kërkuar në Shqipëri të drejtat që na u mohuan: pas largimit tonë të menjëhershëm në vitin 1990 për të shpëtuar jetën e Renatos na u grabit shtëpia dhe me gjithë përpjekjet nëpër gjyqet shqiptare nuk na u kthye. U lodhëm e nuk e kërkuam më, pasi ishte e pamundur të vendosej drejtësia.
Vazhdova përpjekjet, në emër të Renatos të pafajshëm e të pamundur t’i jepej dëmshpërblimi material për internimin dhe trajtimin çnjerëzor në spitalin psikiatrik të Elbasanit, me dokumenta nga Instituti i Teperndjekurve Politik eshte ne grupin A1 me humbje te aftesise mendore , ishin bere gati e kishin vene ne liste por përsëri “luftë” e kotë me drejtësinë dhe burokracinë shqiptare. Ish drejtori i Arkivit te Ministris Puneve te Brendeshme Kastriot Dervishi pengoi dhe i hodhi posht te gjitha dokumentat qe ndodhen ne dosje ne Ministrin e Drejtesise duke thene qe nuk perfiton se eshte ordiner.
Të ndjek me shumë interesim këto dy vjet që po drejton punët e mbrapshta që janë bërë për 25 vjet në Shqipëri dhe shpresoj shumë te ju për t’u vënë drejtësia edhe te im bir Renato i pafat.
Jam nënë e vojtur, por nëse shkaktari i fatkeqësisë së Renatos do të kishte kërkuar falje publike (edhe pas librit tim të thjeshtë, “Djali i ëndrrës së vrarë”, ku përshkrova me shumë vërtetësi kalvarin e Renatos dhe të familjes sonë) do ta kisha falur, se falja është fisnikëri, dhe Renatos me siguri do t’i ishte dhënë dëmshpërblimi, pasi jo vetëm është në vështirësi ekonomike (me asistencën që i jep shteti amerikan), por diçka do të ndihej mirë edhe moralisht.
Ju uroj shëndet të mirë juve dhe familjes suaj, të dy djemve që t’i keni me jetë e me fat, si dhe vetëm suksese në detyrën shumë të rëndë që po mbani mbi supe.
Me shume respekt,
Janulla Rrapi

Ne foto .. Edi Rama, Linda Rama ,Helena dhe e bija Besjana Kadare zev-presidente e emruar nga kryeministri ne OKB

Burimi/Facebook