Janulla Rrapi – Vargje per djalin tim !

0
226

Keto vargje ja perkushtoj djalit tim..
Shpirtit te nenes qe me do dhe e dua sa vete jeta.
Dashuria e tij, e pare dhe e fundit,
qe mbeti vetem nje ender e vrare.

Në rrugicat e Tiranës…
Ah!… ti dashuria ime e vrarë,
e di, një ditë ti do të zgjohesh,
nga lotët që t’ rrjedhin papushim.
Në brendësi të shpirtit,
do të gjesh veç një fjalë,
mall dashurie humbur në kërkim.
Duart shpesh zënë më dridhen,
tek lotët zë i mbledh ngadalë,
kristal i coptuar kjo dashuri pa fjalë.
Të dashurova ashtu si pa kuptuar,
heshtjen e dhimbjes ktheja n’ dashuri,
mendoj i harruar, mbetem pa fjalë.
Ti kurrë nuk ke për t’më kuptuar,
me shpirt të dashurova vetëm ty,
frikësohesha i vetmuar pa dashuri.
Në rrugicat e Tiranës netëve me shi,
zemra ime e heshtur një thesar e pati,
rri e fshehur, emrin e kishte dashuri.
Janulla Rrapi
9/23/2020…