“Java Kulturore Shqiptare në SHBA” takimi në Shoqatën Atdhetare “Dibra” në Staten Island të Nju Jorkut

0
16

Nga Beqir Sina – Staten Island NY
Asani : Maqedonia e veriut do të jet fronti i ardhëshëm kulturor e historik i shqiptarve
Staten Island NY ( 20 Shtator 2022) : Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, gjatë kësaj jave, konkretisht në datat 20 – 26 shtator 2022, organizon manifestimin “Java Kulturore Shqiptare në SHBA” me një sërë aktivitetesh kulturore e shkencore dhe me promovimin e botimeve ekskluzive të kësaj qendre.
Delegacioni i ITShKSh-së i cili përbëhet nga drejtori Skender Asani, studiuesit Sefer Tahiri, Zeqirija Ibrahimi e Sevdail Demiri, si dhe zëvendësdrejtori i Agjencisë së Migracionit, Izmit Nura nisi vizitën disa ditore me promovimin e projektit të tyre“Bota Shqiptare”
Gjatë këtyre ditëve delegacioni i ITShKSh-së do të vizitojë edhe qendra të tjera kulturore, shkencore dhe diplomatike në Nju Jork, me ç’rast për herë të parë ata thanë se do të ndahen edhe mirënjohje të veçanta me përçimin e simbolikës së paqes dhe dashurisë së shkupjanes Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Terezë.
Kështu, më 20 shtator 2022 (e martë), ata e nisën këtë vizitë edhe me prezantim të aktiviteteve të ITSHKSH-së në Shoqatën Atdhetare DIBRA në Staten Island të Nju Jorkut, në një takim që u mbajt në zyrat e kësaj shoqate, ku ata u pritën nga kryetari i saj Dashnor Miftari, anëtarët e bordit, Bekim Paçuku- drjetor i ndihmave humanitare, dhe Zamir Dika IT e kësaj shoqate .
Drejtori i Institutit, Skender Asani, me këtë rast shpalosi veprimtarinë hulumtuese e botuese, si një tregues që dëshmon se kujdesi i tyre institucional është i orientuar në zgjerimin dhe thellimin e njohurive mbi pasurinë kulturore e shpirtërore të mërgatës sonë këtu në Amerikë, ku si tha Asani, dibranët luajnë një rol tepër të rëndësishëm.
“Ne si Institut shumë shpejt do të zyrtarizojmë edhe Departamentin e Mërgatës, i cili në fokus do të ketë edhe këtë degë të gjallë të gjakut tonë në Amerikë. Prandaj edhe “Java e kulturës shqiptare në SHBA” që po starton këtu në Shoqatën Atdhetare Dibra në Staten Island, e cila është një ogur i mire për gjithë neve, sepse tash e tutje bashkëpunimi ynë do të vendoset në korniza institucionale, ku nuk do të mungojnë ngjarjet, idetë e projektet me interes të përbashkët”, tha Asani.
Me këtë rast ata promovuan edhe një pjesë e veprave të Institutit, në mesin e të cilave edhe libri monografik “Said Najdeni – Hoxhë Voka / Hafiz Sherif Langu”, të autorit nga Dibra Mahmud Hysa, botuar nga ITShKSh.
Në këtë takim me kryetarin Dashnor Miftari dhe bordin e shoqatës së dibranëve, Paçukun dhe Diken, nuk mungoi edhe interesimi i tyre për punën e Institutit i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, Për çka ata u shprehën të gatshëm për të ndihmuar çdo nismë të mbarë kulturore e shkencore që është në interes të komunitetit.
Drejtori i ITShKSh-së, nënvizojë se pavarësia e Kosovës, dhe të drejtat e shqiptarve në Maqedoni u arritën në shekullin e 20të, në ndërkohë këtë shekull, që po jetojm dhe kohë që po jetojm, tha ai, jemi në një shekull të ri dhe orientim të ri të shqiptarve. Andaj sot nuk mund te flitet më për koncepte të shekullit 19-20të, të zgjidhjes së çështjes shqiptare – por ky institut (ITSH) që po përçon një projekt të ri të tij, është duke promovuar edhe atë që quhet “Bota Shqiptare”.
Në konceptin tonë të Botës Shqiptare, u shpreh ai hyjnë të gjithë ato projekte të shumë gjeneratave që kan luftuar për një bashkim të gjithë shqiptarve.
“Dhe, natyrisht, ne e kemi menduar mirë që ky projekt të mos bjer ndesh me asnjë komb tjetër, sidomos fqinjët tanë, por as edhe me bashkësinë ndërkombëtare. Ky është një koncept human që i orjeton shqiptarët për në njëqind vjetët e ardhshme, në atë ku duhet të arrijnë dhe çfarë duhet të arrijnë.”
Më pas duke i bërë një ekspoze të gjërë projektit të tyre për diasporën shqiptare në botë e veçanërisht, atë në Amerikë, ai tregojë edhe qëllimin e kësaj viizite, duke premtuar se ata shumë shpejt mendojnë të zyrtarizojnë në qeverinë e Maqedonisë së Veriut edhe departamentin e mërgatës shqiptare në botë.
Për këtë tha ai :”Nuk është e rastësishme vizita jonë në SHBA dhe takimet me mërgatën shqiptare këtu, ashtu si ka qenë edhe në vizitat e mëparëshme, pikërishtë se kemi dashtë të evidetojmë se ku është mërgata shqiptare, dhe të kemi një qasje të re për mërgatën shqiptare. Të përfshijmë të gjithë shqiptarët në botë në konceptin tonë se cila është bota shqiptare. Që kur të flasim për këtë koncept ne të mendojm se i kemi përfshirë të gjithë shqiptarët në Ballkan trojet e tyre etnike, por edhe kudo jajë nëpër botë” tha professor Asani.
Ndërkohë, që sqarojë se me krijimin e departamentit të mërgatës, ata kanë si qëllim të krijojnë një projekt të mirëfillët që duhet ti paraprijë mërgatës shqiptare, kjo për shkak se globalizimi simbas tij është një rrezik i cili po vjen dhe është real –si një rrezik që gjeneratat e reja shqiptare në botë të mos humbin indetitetin e tyre kombëtar, u shpreh ai.
Madje ai tregoje edhe disa detaje të këtij projekti që lidhen edhe me komunitetin dibran në vendorigjinën e tyre dhe në Amerikë.
Mes të tjerave ai tha se për këtë projekt Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, ka planifikuar të ngrejë gjashtë qendra rajonale të trashëgminsë kulturore në Maqedoninë e veriut, përfshirë edhe Dibrën e Madhe :“E bëjmë këtë u shpreh Asani, nga se Kosova është e pavarur dhe ka shtetin e saj, Shqipëria ka shtetin 112 vjeçar, dhe ne zgjodhëm Maqedoninë që ajo të jet fronti i ardhëshëm kulturor e historik i shqiptarve”.
Duke folur për institucionin që pritet të zyrtarizohet, simbas tij, ai tha se : “ Jo rastësisht është më se e nevojshme të kemi një institucion që do të vjeli trashëgmnin e paprekur deri më tani, në Dibër e Rekë, dhe ajo pasuri e lëvizjes dhe veprimtarisë sonë kombëtare patjetër që do të shënohet dhe konservohet, dhe të dali në pah. Ky është edhe njëri prej synimeve tona dhe jamë i bindur se me formimin e këtij departamenti dhe këtyre qendrave të krijojmë dhe projektin për mërgatën shqiptare. Sepse duke themeluar këto qendra ne krijomë edhe infrastukturën e duhur që ti ofrojmë mërgatës tonë , projektin për të sjellur fëmijët e tyre në vendlindje dhe të edukojë dhe të ngriten në mësimin e tyre, se si ka kaluar si ka ardhur deri këtu populli shqiptar. Duke i mësuar sidomos gjeneratës se re e cila ka lind në mërgatë të kthehet dhe të ketë qasje të re , të frymëzohet me historinë e popullit shqiptar , dhe më pastaj ata do ta bartin me vete dhe nuk do të kenë rrezik drejt asimilimit të egër, siç ka ndodhur me popujt e tjer , por edhe me ne shqiptarët.”
Profesor Asani, duke folur për rëndësinë që bart ky institute me këtë project, tha se : “ Edhe, ky institut po luan një rolë shumë të rëndesishëm në etablimin në Maqedoni në aspektin shkencor, në trekëndshin Prishtinë, Tiranë Shkup, dhe ja kemi aritur qëllimin të deshmojmë këtë nevojë jetike të shqiptarve jo vetëm në Maqedoninë e Veriut por kudo në botë. Kjo, unazë që është krijuar me bashkëpunimin e ndërsjellt gjithë shqiptar, do të reflektojë pozitivisht gjithë andej, dhe këto takime që po i bëjmë në kuadër të Javës Kulturore Shqiptare në Nju Jork, kan vetëm një domethënije: Atë rol që ka luajtur diaspora shqiptare sidomos në Amerikë, e cila ka krijuar edhe parakushtet që shqiptarët të kenë edhe kthesën e madhe historike në Ballkan, te ketë edhe një vlerësim të duhur. Shqiptarët kudo të kenë mirëqenjen dhe orintimin e tyre bashkëkohor”.
Së fundi u shpreh drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, : “Shpresojmë dhe kemi dëshirë që instituticioni ynë të shëndërrohet në një institucion politik shtetrore të qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës, të shqiptarve të Maqedonisë, Malit të zi, Luginës së Preshevës, dhe kudo janë shqiptarët, që ky reflektim ynë të jap një qasje te re dhe të duhur të çështje shqiptare”.
Delegacioni i ITShKSh-së me drejtor Skender Asani, zëvendësdrejtori i Agjencisë së Migracionit, Izmit Nura, sikurse edhe studiuesit Zeqirija Ibrahimi, Sefer Tahiri e Sevdail Demiri – kryetar i Këshillit të Institutit sot janë mysafirë të qendrës kulturore shqiptaro amerikane në Riverdale Nju Xhersi, dhe në vazhdim, simbas një axhende do të jenë në takime të tjera me aktivitete e promovime në qendra tjera të komunitetit shqiptar në SHBA.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe njerëz në këmbë
Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe syze
Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë

Burimi/Facebook/Autori