Jeta dhe dashuria

0
18

Fëshfërimat,
fësh, fësh, fësh,
më ndiqnin,
vrapoja, tek ty, eko dimri dëgjoja…

Me zhurmat,
fëshfërimat,
belbëzoja,
muzikën, krijoja, lirikoja, këndoja…

Vallëzimet,
rrëmbenin,
këmbët,
sy mbyllurazi, dashurinë të kerkoja …

Zbulo hijeshine,
qe natyra ta ka dhuruar…
Provo dashurine,
kurdo që të jepet, por kurrë robërinë…

Ti… zemra ime,
lotin ta derdhësh,
me lumturinë,
Jeta lëndon, s’ tradhëtohet me dashurinë…
Ardiana 11/11/2019