JO! fëmijët shqiptarë në kontanierë!

0
47

Si shihet atdheu nga larg

Këtu e tej në televizionet me seli në Tiranë, kam parë nga ekrani se si fëmijët shqiptarë në Shqipërinë tonë, për shkak të varfërisë, jetojnë në kontanierë…!

Kujtesa më afron në filmin “Nëntori i Dytë” dhe udhëtimi i Ismail Qemali, i cili me shokët e udhës ishte nisur për në Vlorë (28 Nëntor 1912), për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë! Në udhën e Tij për Shqipërinë, Ismail Qemali për fëmijët pati thënë: “Këta do të gëzojnë Shqipërinë!”

Dhe, pas kaq vitesh në Shqipëri fëmijët e Ismail Qemalit, për fatin jo të mirë, jetojnë në kontanierë…! Varfëria si plagë e rëndë shqiptare ende po sillet vërdallë në familjet shqiptare. Varfëria migjeniane dhe refrenet e kohës dhe të plagës së rëndë…!

Një thirrje për qeverinë shqiptare dhe për kryeministrin Edi Rama në selinë e tij në Tiranë (tashti në mandatin e tretë), që të bëj më të mirën për ndihmë për fëmijët e varfër shqiptarë në Shqipëri.

JO! Fëmijët shqiptarë në kontanierë…!

Çikago, 15 maj 2021

Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com

Burimi/Fjala.info