Jolanda Puci – DREJTËSI PËR ADELINA SEJDININ!

0
73

Adelina Sejdini do të mbahet mend në kujtesën tonë kolektive si një grua e fortë dhe guximtare. Një aktiviste e pashembullt, që përmes kontributit 20-vjeçar, ia doli të garantojë lirinë dhe mbrojtjen e qindra vajzave dhe grave duke i shpëtuar ato nga kthetrat e mafias e për pasojë, përdhunimit, trafikimit dhe vrasjes.
E mbijetuar e dhunës seksuale dhe trafikimit, Adelina garantoi burgimin e 40 trafikantëve shqiptarë të krimit të organizuar mes Shqipërisë dhe Italisë. Megjithatë, pavarësisht punës së pashoqe dhe kontributit në shoqërinë italiane dhe shqiptare, ajo u braktis nga këto dy shtete që e shfrytëzuan njëlloj.
Shteti shqiptar e shfrytëzoi Adelinën sikurse shumë vajza dhe gra të tjera, që në bashkëpunim me kriminelët që i degdisën ato në rrugët e Evropës, ngriti një perandori parash të pista. Me këto para, të nxjerra nga gjaku dhe puna e shfrytëzuar e vajzave dhe grave, shteti ynë vijon të mbajë gjallë një sistem që ofron (ende) vetëm frikë dhe dhunë.
Ndërsa shteti italian e shfrytëzoi Adelinën për të përftuar çdo informacion të mundshëm që do t’i ofronte kontroll mbi mafian shqiptare në kufijtë e tij. Më pas i tregoi Adelinës derën drejt vdekjes, sikurse kthimi i saj në Shqipëri nënkuptonte të njëjtin fund.
Për Adelina Sejdinin dhe të gjitha vajzat e gratë që u rrëmbyen, u shitën dhe u blenë në rrugët e Evropës si skllave seksi, ne kërkojmë drejtësi.
Kjo është një përgjegjësi e shtetit shqiptar dhe po aq, e shtetit italian.
Ne kërkojmë hapjen e investigimeve serioze për të gjitha masakrat e kryera kundër vajzave dhe grave nga shteti shqiptar dhe mafia, prej fillimviteve ’90 deri më sot.
Nuk do të ketë qetësi deri në vendosjen e drejtësisë për çdo vajzë e grua, ato që u ndanë dhunshëm prej nesh, ato që mbijetuan dhe ato që ende mund t’i shpëtojmë.
Ju keni motra, nuk jeni vetëm!
KOLEKTIVI FEMINIST
14.11.2021
P.S.: Fotografitë e manifestimit u mundësuan nga Citizens Channel.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe lule
Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe lule
Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona
Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë, lule dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i 2 persona
Mund të jetë një imazh i ‎1 person dhe ‎teksti që thotë "‎AMBASCIATA D'ITALIA CANCELLERIA CONSOLARE ORARIO/ORARI 9:00 LUNEDI -VENERDÌ HÊNÊ PREMTE Eshe mẽ τωυς Adelina eshte mé e FORTE ላש ju! Media PROTEŠ ROTESTOUME OJME PER ADELİNEN DHẸ GJITHA VIKTIMAT E TRAFIKIMIT TRAFIKIMI NJEREZOR NUK ESHTE KRIM VETEM NDAI NDAJ FAMILJES SE SAJ! VIKTIMES POR EDHE REAG PE ATA QE MUN‎"‎‎
Mund të jetë një imazh i 2 persona, lule dhe teksti

Burimi/Facebook