Jozefina Çoba Topalli – KULTURA E BËN SHQIPËRINË TË BUKUR.

0
103

(Programi i LN për kulturën)
VIZIONI PËR KULTURËN
Kultura si vlerë e emancipimit shpirtëror, intelektual, estetik dhe edukues
MISIONI
Politikat mbi artet dhe trashëgiminë kulturore të Shqipërisë, të trajtuara deri më tani si forcë shtytëse për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit, kanë prodhuar më së shumti degradim të monumenteve dhe një amatorizëm e komercializim të skenës së artit. Dalja përtej mureve rrethuese të politikbërjes së institucioneve, duke ndërtuar një dialog të qëndrueshëm me skenën ndërkombëtare dhe hapësirat e pavarura, është e doemoshdoshme me qëllim që të ndikojmë në ndryshimin e çasjes së deritanishme mbi kulturën. Ky ndryshim duhet të vij si rezultat i forcimit të institucioneve ekzistuese, strategjive menaxhuese, rritjes së buxheteve, shkollimit profesional, mësuesve të kualifikuar, trajnimit të specialistëve, pasurimit të koleksioneve, politikave ekonomike e vlerësuese të artit, botimeve shkencore,debateve publike, hulumtimeve arkivore, dixhitalizimit të trashëgimisë, politikave rigoroze restauruese dhe konservuese, si dhe krijimit të hapësirave të reja të artit.
STRATEGJIA
‘Kultura e bën Shqipërinë të bukur’ është motoja e Ministrisë së Kulturës e cila ka si qëllim kryesor prezantimin me seriozitet të vlerave të trashëgimisë kulturore dhe formimit të politikave institucionale mbi krijimtarinë artistike profesionale, duke ofruar një vizion i cili të ketë një impakt në rolin shoqëror të kulturës si vlerë e emancipimit shpirtëror, intelektual, estetik dhe edukues.Përmes reformave ligjore, strukturore, buxhetore të institucione të kulturës si dhe krijimit të një rrjeti bashkëveprues ndërmjet hapësirave publike dhe të pavarura meqëllim krijimin e një atmosfere dinamike, do të jetë pikë kthese drejt një NDRYSHIMI të çasjes së deritanishme mbi artin dhe kulturën.Skema e mëposhtme tregon në qendër institucionin kryesor të politikbërjes,Ministrinë e Kulturës, e cila rreth saj ka disa orientime me rëndësi kryesore përtejçimin e vizionit të saj në shoqëri. Këto drejtime janë menduar si më të rëndësishmet në të cilat Ministria e Kulturës do të mbështetet për një sistem kulturor të qëndrueshëm e bashkohor. Përmes këtij vizioni dhe kësaj strategji ajo synon shpërndarjen e politikbërjes nga një sistem qëndror hermetik, në një më të gjërë,gjithprekës e të pavarur, me qëllim aktivizimin e çdo hallke të kulturës
PROGRAMET ZHVILLIMORE

  1. PROGRAMI PËR INSTITUCIONET E KULTURËS
    Ne synojmë forcimin e institucioneve të kulturës përmes rregullimeve ligjore, rritjes së buxheteve, pavarësisë institucionale si dhe strategjive të rritjes profesionale dhe marketuese. Ne propozojmë 1) lehtësi fiskale deri në 30% zbritje nga tatimi në fitim ndaj bizneseve të cilët ofrojnë sponsorizim në favor të ruajtjes së trashëgimisë kulturore, 2) themelimin e fondacioneve pranë institucioneve të kulturës me qëllim decentralizimin e kompetencave, krijimin e pavarësisë institucionale dhe një administrim më efektiv, 3) lejimin e tregtimit të suvenireve dhe botimeve ngainstitucionet e kulturës, dhe shfrytëzimit deri në 80% të ardhurave dytësore në favor të tyre,
    4) inventarizimin, vlerësimin ekonomik, katalogimin dhe dixhitalizimin e plotë të trashëgimisë kulturore, 5) përcaktimin e një buxheti të veçantë për restaurimin e monumenteve dhe veprave të artit si dhe për blerjen e artefakteve ose koleksioneve me qëllim pasurimin e arkivave.
  2. PROGRAMI PËR INSTITUCIONET ARSIMORE
    Ne synojmë që përmes rregullimeve ligjore dhe memorandumeve të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të kulturës dhe atyre arsimore (veçanërisht institucioneve profesionale universiteteve të arteve, arkitekturës dhe liceve artistik) të ndërtojmëprograme të përbashkëta edukimi. Ne propozojmë:
    1) ngritjen e një shkolle për formimin e restauratorëve, konservuesve, muzeologëve dhe arkivuesve, 2)përfshirjen e programeve edukative të institucioneve të kulturës në kurrikulat e universiteteve 3) realizimin e botimeve me impakt në edukimin dhe formimin profesional të brezave të rinj.
  3. PROGRAMI PËR INSTITUCIONET SHKENCORE
    Një ndër mangësitë e këtyre 30 vite tranzicion ka qënë bashkëveprimi i institucioneve të kulturës me institucionet shkencore, ku mbështetja e këtyre të fundit ka qënë e vakët dhe pa ndikim në emancipimin intelektual të shoqërisë. Ne propozojmë:
    1) mbështejten financiare të misioneve kërkimore me qëllim zbulimin e pasurive të tjera të trashëgimisë kulturore, 2) mbështetjen financiare për studiuesit me qëllim nxitjen e hulumtimeve të arkivave të vendit 3) mbështetje financiare përbotimet shkencore me faktor impakti.
  4. PROGRAMI PËR INSTITUCIONET ARKIVORE
    Një ndër synimet kryesore të këtij programi është rritja e standarteve të vend-ruajtjes së arkivave duke vlerësuar bashkëpunimin me institucionet vendore dhe ndërkombëtare të arkivave. Ne propozojmë:
    1) ekspertizë të gjendjes së kushteve të ruajtjes së arkivave të institucioneve të kulturës dhe standartizimit të rregulloreve të funksionimit të tyre, 2) ngritjen e vend-depozitimeve të reja për arkivat e rrezikuara sipas një sistemi arkivimi dhe konservimi të standarteve të BE-së, 3) ngritjen e vend-ruajtjeve dixhitale në 3 kopje virtuale, 4) rritjen e standarteve konservuese të arkivave me qëllim parandalimin e degradimit dhe shpëtimin e pasurisë kulturore kombëtare përmes rinovimit të materialeve të konservimit, 5) hapjen e arkivave pa pagesë për akses të gjërë publik.
  5. PROGRAMI PËR HAPËSIRAT E PAVARURA
    Ne besojmë në rritjen e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve qendrore të kulturës dhe hapësirave të pavarura të skenës së artit. Këtë bashkëpunim ne propozojmë që ta forcojmë duke propozuar :
    1) mbështetje financiare deri në 5% nga buxheti i Ministrisë së Kulturës për ato platforma të pavarura të cilat kanë treguarqëndrueshmëri dhe profesionalizëm gjatë 5 viteve të fundit, 2) lehtësi fiskale përmes amendamenteve ligjore të cilat ndihmojnë hapësirat e pavarura, 3) përfshirjen e skenës së pavarur në vendimarrjen e institucioneve.
  6. PROGRAMI ME ORGANIZATAT PARTNERE
    Ne synojmë që të rrisim më shumë prezencën e Shqipërisë në misionet e organizatave partnere ndërkombëtare të trashëgimisë kulturore, si dhe fuqizimin e atyre të brendshme me kthimin e tyre në katalizator të thithjes së fondeve të jashtme me qëllim mbështetjen e skenës vendase. Ne propozojmë:
    1) shtimin e propozimevepër përfshirjen e vlerave të tjera trashëgimisë kulturore në UNESCO, 2) forcimin e bashkëpunimit me ICOMOS, ICCROM dhe ICOM me qëllim hartimin e projekteve për mbështjetjen financiare të institucioneve 3) hartimin e kodit etik për sistemin e trashëgimisë kulturore, 4) ngritjen e një inspektoriati për mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe rishqyrtimin e % së të ardhurave në favor të autorit, 5) marketimin e të gjithë emrave të institucioneve të kulturës.
    REFORMAT ADMINISTRATIVE 2021-2025
  7. Reformimi i kinematografisë do të ndodhë duke ristrukturuar institucionet aktuale të kinematografisë, përmirësuar buxhetet, siguruar ruajtjen e arkivave sipas standarteve bashkohore, krijuar hapësirat e reja të shesh xhirimeve dhe atyre muzeale, si dhe hartimit të politikave për mbështetjen e kinemave;
  8. Reformimi i teatrit duke ricentralizuar teatrot, përmirësuar buxhetet, krijuar ansamblete teatrove dhe krijuar teatrot të repertorit;
  9. Reformimi i Cirkut Kombëtar dhe i QVV do të ndodhë duke i ristrukturuar këto institucione, qëndërzuar ato në një hapësirë të re, përmirësuar buxhetet si dhe krijuar hapësirat e nevojshme për ushtrimin e aktivitetit trajnues;
  10. Reformimi i muzeologjisë do të ndodhë duke ndërtuar muze të rinj, restauruar dhe rinovuar linjat muzeale të muzeve të pandryshuar që nga vitet ’80;
  11. Reforma në trashëgiminë kulturore do të ndodhë duke ristrukturuar Drejtoritë Rajonale të Kulturës Kombëtare me qëllim krijimin e strukturave më efikase që sigurojnë një mbulim më të sigurtë të territorit, rishqyrtuar monumentet e kulturës të nxjerra nga lista e mbrojtjes (me qëllim ndalimin e abuzimeve dhe pasurimin e saj);
  12. Reformim i bibliotekave dhe arkivave do të ndodh duke përmirësuar vend-ruajtjet,dixhitalizuar koleksionet si dhe duke dedikuar një buxhet për blerjen e koleksionevetë reja me qëllim pasurimin e arkivave

Burimi/Facebook