Ka ndërruar jetë këngetari dje artisti durrsak , Qemal Kërtusha.

0
35

Sipas njoftimit të nxjerrë ditën e sotme , në profilin e Teatri Aleksander Moisiu Durres thuhet :

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të këngëtarit dhe artistit të shquar durrsak, Qemal Kërtusha. 🕯
Homazhet për të ndjerin zhvillohen në Hollin e Qendrës Kulturore “A.Mosiu” (Teatri A.Moisiu), ditën e enjte datë 10 mars në orën 10 – 11.
Qemal Kërtusha u lind më 27 tetor të vitit 1931. Përfshihet në lëvizjen amatore artistike të qytetit qysh në vitin 1946. Në vitin 1948 është pjesëmarrës i filarmonisë shqiptare në Tiranë. Në vitin 1951 pjesëtar i ansamblit të ushtrisë. Pasi kryen shkollën e mesme në vendlindje, në periudhën 1951 – 53 studion për kanto me padagoge Artisten e Popullit Marie Kraja. Kthehet në qytetin e lindjes dhe inkuadrohet si aktor në teatrin “A.Moisiu”. Me krijimin e estradës profesioniste kalon si këngëtar profesionist dhe jep shfaqje në të gjitha skenat e vendit. Me një zë krejt të veçantë dhe me mundësi të pakufizuara vokale, diapazoni i tij shtrihet nga muzika popullore, muzika e lehtë, romancat, kënga partizane, kantata e deri tek ajo më e vështira, opera. Në vitin 1962 është pjesëmarrës i festivalit të parë të këngës në Radio, ku nderohet me çmime për të tria këngët; “Fëmija i parë”, “Vashëzo” dhe “Mos më qorto”. Më pas vijon me cmimet e fituara në shtatëmbëdhjetë festivale rresht. Në vitin 1963 ai pregatit dhe jep me sukses të parin koncert recital me këngë nga festivalet e muzikës së lehtë. Në vitin 1968 merr pjesë në operan “Bijtë e Skëndërbeut”. Duke parë vlerat e mëdha artistike dhe njerëzore të tij, në vitin 1968 i akordohet titulli “Artist i Merituar”. Është fitues i medaljeve të arta në takimet e estradave si në Tiranë, Peshkopi e Shkodër. Të bujshme kanë qenë koncertet e tij në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi, ku është pritur mjaft ngrohtësisht nga vëllezërit tanë të një gjaku.
Në repertorin e tij numërohen mbi 1000 këngë të kënduara nëpër skenat tona, apo të incizuara në Radio Tirana. Në vitin 2008 i është akorduar titulli “Qytetar Nderi” i Durrësit.

Teatri “Aleksander Moisiu ” shpreh ngushllimet me te thella dhe sinqerta familjareve dhe te afermeve . U prefte ne paqe !

Burimi/Facebook/Teatri Aleksader Moisiu – Durres