“Kam punuar në call center” Babain e ka ministër, vajza e Niko Peleshit lë pa fjalë moderatoren

0
68

Aleksia Peleshi, vajza e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, ka bërë një rrëfim ndryshe për jetën e saj.

E ftuar në programin “Glamour”, ajo ka zbuluar se disa muaj më parë ka punuar në call center.

Aleksia shprehet se edhe pse është vajza e ministrit, ka punuar si të gjitha vajzat e tjera, por stoi se në bankë ka zero lekë.

“Po, kam punuar, madje një nga punët e mia ka qenë në call center, disa muaj më parë. Nuk zgjati shumë, sepse tani gjeta një punë tjetër më të mirë, si menaxhere e rrjeteve sociale”, ka thënë Aleksia Peleshi.

Ester Bylyku: Vajza e një Ministri në Call Center? Sa je paguar? Të mbajtën me hatër?

Aleksia Peleshi: Kam, fituar sa të gjitha vajzat e tjera. Jam vajza e ministrit, por nuk jam ministre vetë. Edhe ai ministër ia ka nisur nga zero, kështu më pëlqen dhe mua t`ia nis.

Ester Bylyku: Sa para ka Aleksia në llogarinë bankare? Se ti tani punon. (qesh)

Aleksia Peleshi: Për momentin zero lekë. Sepse unë punoj, por edhe harxhoj. (qesh)

Burimi/fastnewsalbania.com/