KARAJFILAT PRAP’ KËNDOJNË

0
15

Huazuar nga presantimi i grupit ne festen e 35 vjetorit te tyre:

Formacioni popullor “Karajfilat që ka Shkodra” u themelua në verën e vitit 1983 nga ideatori Nesret Kastrati dhe arkitekti i këtij grupi Tahir Kastrati.
Dikush më i ri e dikush më pak i vjetër, bashkuan zërat e tyre të mrekullueshëm, për t’u bërë, jo vetëm të njohur, por edhe legjendarë në llojin e tyre.
Ishte hera e parë që një grup i përbërë prej 10 këngëtarësh do të hynte në historinë e këtij qyteti si një risi muzikore që do ta çonte këngën shkodrane më tej.
Ata ishin: Bep Pavaci, Ruzhdi Çekaj, Paulin Gruda, Ferdinant Deda, Luigj Alia, Berhan Nehani, Riza Ramadani, Tahir Kastrati, Nesret Kastrati dhe Leon Leka.
Të gjithë këngëtarët, që performuan në këtë grup, ishin pjestarë të korit të Shtëpisë së Kulturës të qytetit të Shkodrës.
Ishte ideja e të ndjerit Tahir Kastrati, që me më të përzgjedhurit e këtij kori, të krijohej një grup, i cili me një repertor këngësh që buronte nga tradita shkodrane, të paraqitej përpara publikut.
Këtë ide e përkrahën edhe muzikantët dhe kompozitorët shkodranë si: Mark Kaftalli e Nazmi Lishi, por në mënyrë të veçantë mjeshtri Luan Barova, i cili, u bë edhe udhëheqësi artistik i tyre.
Një falenderim i madh për Z.Ruzhdi Çekaj që me pasionin e tij shkroi edhe librin me kujtime mbi veprimtarinë e grupit “Karajfilat që ka Shkodra” e me dëshirën për të trashëguar traditën u bë shtysë për riaktivizimin e grupit e angazhimin e tij në vijim.
Uroj ti shijoni aq sa unë në linqet më poshtë, grupin e vjetër e “trashigimtarët” e rinj:
https://www.youtube.com/watch?v=DG2enfLE6Dk
https://www.youtube.com/watch?v=uiC_0WUzlQo

Burimi/Facebook/Xaira Kastrati Shurdha