Kastrati ne Luften e Koplikut 1920. . . !

0
83

Sipas dy raporteve te komandes se pergjithshme qe ishe e vendosur ne Cesme te Koplikut, gjendja e luftimeve ne Kastrat me 21. 08. 1920 ishte kjo.

  1. Mbas nje raporti qe u muer tash prej Katundit te Kastratit, na bani me dite se ne te msymit qe bani armiku ka djeg 2-3 shpia ne maje te katundit te Kastratit ka ra zjarmi prej topave te armikut.
  2. T’zanunit rob nga ana e ushtrijes sone e qe ishin dergue drejtperdrejt ne Koplik kane kene 27 e jo 30.
  3. Ndrek Kaceli nga Bajza e Kastratit ka met i dekun ne luftim e siper.
  4. Lutemi me na dergue nje karroce me ule te varruemit ne Shkoder.
  5. Armiku u thye gjithkahna
  6. Morali i ushtrise asht i mire pergjithesishte
  7. Na dergoni 10 vozga uji se ushtria asht tu heke keq fort, raporti nr. 242
    Luftime te ashpra jane zhvilluar ne Katund te Kastratit ne Prrua te Thate, ne Qafe te Malthit, e ne Suka te Moksetit(raport nr. 243, Shkoder)
    Raportin qe morem prej Kastratit nga R. Shala po e shkruajme fjaj per fjale:
  8. Armiku gjindet i rrethuem tu Kisha e Katundit te Kastratit, ne majen e Veliberdes.
  9. Ushtria kombetare lufton rreptesisht te Vorri i Papes.
  10. Sa ma shpejt me na dergua xhepehane, pushke e mitraloza.
  11. Na coni buke, uje, vlake e konop.
  12. Pozicioni i vullnetareve tone asht i mire fort.
  13. Me shpresen e te Madhit Zot, armiku me te shpejte ka me u kthye e ka me u dlire prej vendit tone(Cesme, me 21. 08. 1920, Muzeu Koplik). Ne Luften e Koplikut u angazhuan 3050 vullnetare, nga keta 307 ishin Kastras.
    Ndersa 14 kastratasit e vrare ne Luften e Koplikut jane.
  14. Ndreke Kaceli-Jeran
  15. Gjeto Dede Marku-Vukpalaj
  16. Leke Pjetri-Vuklalaj
  17. Nike Luce Mujaj-Vukpalaj
  18. Mark Hyse Kalaj-Vukpalaj
  19. Zef Nike Lumaj-Mokset
  20. Marash Vate Lumaj-Goraj
  21. Nishe Ula-Goraj
  22. Nikolle Dede Lulashi-Goraj
  23. Prele Mark Vuksanaj-Goraj
  24. Voc Keqi-Kastrat
  25. Nikolle Voc Keqi –Kastrat
  26. Lulash Voc Keqi-Kastrat
  27. Nike Tome Narkaj-Kastrat
    Nga: Gjoke Luli, Historian

Burimi/Facebook/Vasel Gilaj