Kastriot Dervishi – I vdekuri i parë në Kampin e Qafë Barit

0
111

Përgjatë viteve 1982-1990, në Repartin nr.311 Qafë Bari vdiqën 9 të dënuar. I dhjeti u plagos rëndë, por vdiq në spitalin e burgut dhe u varros në Tiranë. Eshtrat e 8 personave të varrosur në Qafë Bari janë tërhequr gjatë viteve nga familjarët e tyre. Personi i parë që vdiq në Qafë Bari ishte Fejzulla Beqir Çepi, lindur më 1941 në Xhyrë të Librazhdit. U arrestua më 10.4.1981 kur vuante dënimin në Repartin nr.301 Bulqizë. U akuzua në bazë të neneve 55/1 dhe 47/gj të Kodit Penal. Gjykata Popullore e Rrethit Dibër, me vendimin nr.81, datë 23.7.1981, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 11 vjet heqje lirie. Në bashkim të dënimeve, e dënoi me 25 vjet heqje lirie.
Më 7.10.1983, ora 1.30, u gjet i vdekur në një galeri. U mendua ka rënë në një galeri vertikale në një front të ndaluar, nga ku mendohet se ka kërkuar për të dalë.
Eshtrat e personit të parë janë zhvarrosur vite më parë nga familjarë të tjerë, por pasi nuk kanë lexuar emrin e të afërmit të tyre, i kanë lënë aty.
(Janë të lutur shokët e ICMP-së dhe partnerët propagandistikë të tyre të mos ta mendojnë reklamimin e këtij si rasti si objekt të punës së tyre, sepse rasti njihet prej vitesh).

Burimi/Facebook