Kastriot Dervishi – Rrjeti sekret

0
65

Tërheqjes në bashkëpunim të rrjetit sekret informativ të Sigurimit të Shtetit bëhej mbi baza:
1-Patriotike. D.m.th. personat me qëndrim të mirë politik, të lidhur me PPSH-në dhe pushtetin. Në këtë kategori rekrutoheshin rezidentët dhe strehuesit. Por po ashtu tërhiqeshin informatorët, sidomos ata që ruanin objekte të rëndësishme dhe një pjesë e agjentëve. Vetëm mbi këtë bazë tërhiqeshin anëtarë dhe kandidatë të PPSH-së.
2-Vullnetare. D.m.th. personat nga radhët e kontingjenteve për veprimtari armiqësore e keqbërëse, por që mbanin qëndrim të mirë. Mendoheshin personat që kishin braktisur origjinën e tyre dhe ishin transformuar dhe punonin për ndërtimin e socializmit. Tërhiqeshin në bashkëpunim me këto baza, agjentë dhe informatorë.
3-Detyrimi. D.m.th. personat për të cilët ka një të dhëna që vërtetojnë një vepër penale. Këtu luhej me ndjenjën e frikës, mbi bazën e një materiali komprometues. Personi vihej para një prove të fortë në duhet të pranonte bashkëpunimin apo do duhej të arrestohej. Ky proces realizohej në kushte arrestimi ose bashkëbisedimi të lirë, duke justifikuar largimet me arsye të ndryshme.
Rekrutimet bëheshin në mënyrë të drejtpërdrejtë nga punëtori operativ ose të tërthortë (shumë rrallë) nga një bashkëpunëtor i Sigurimit.
Rrjeti kontrollohej:
1-Nga analiza e të dhënave të bashkëpunëtorit.
2-Me bashkëpunëtorë paralelë.
3-Jetëshkrim operativ (mbi jetën, karakterin, prejardhjen e bashkëpunëtorit)
4-Me vëzhgimin e jashtëm, përfshi teknikën operative dhe kontrollin postar.

Burimi/Facebook