Kastriot Dervishi – Xhemil Vlora për Avni Rustemin

0
16

Xhemil Vlora (1878-1936), nip i Esat Toptanin (djali i Niere Toptanit -Vlora), pronar, banues në Bordighiera të Italisë, më 14.6.1920 jep dëshminë e tij para policisë franceze në lidhje me vrasjen e dajës së tij. Ai ka qenë ditën e vrasjes në Paris më 13.6.1920 së bashku me Esatin. Midis të tjerash, u zhvillua kjo pyetje-përgjigje midis tij dhe oficerit Eugene Jublin:
Pyetje: Ju keni thënë zotëri se njeriu që mbante një revolver nuk ishte i panjohur nga ju. Vrasësi i ungjit tuaj deklaron se quhet Rustem Avni, i lindur më 25.9.1895 në Libohovë. A e njihni këtë njeri?
Përgjigje: Ky emër nuk është i panjohur, nëse është tamam Rustem Avniu dhe se ky dikur ish në shërbim të policisë turke, kaluar në shërbim të qeverisë shqiptare. Për të mund të them sqarime të nevojshme po të vihem përballë tij.
Pyetje: Ka armiq gjenerali?
Përgjigje: Kish shumë armiq, sidomos në krahinën e Gjirokastrës ku bënd pjesë Libohova, katundi i vendlindjes së Rustemit.
(Kjo pjesë nuk është botuar në librat e ndryshëm me dokumente të kohës së komunizmit)

Burimi/Facebook