Kastriot Myftaraj – Asnjë njeri në Shqipëri që thotë se është proamerikan nuk e arsyeton dot proamerikanizmin e tij. Wilsoni shpëtoi Shqipërinë në 1920 dhe Clintoni çliroi Kosovën në 1999?!

0
80

Wilsoni shpëtoi edhe Britaninë e Madhe, Francën, Belgjikën, Italinë dhe Serbinë, por pothuajse askush në këto vende nuk e sheh si detyrim të jetë proamerikan për këtë gjë.
SHBA shpëtoi Britaninë e Madhe, Francën, Belgjikën, Holandën, Greqinë, Danimarkën në Luftën e Dytë Botërore por pothuajse askush në këto vende nuk e sheh si detyrim të jetë proamerikan për këtë gjë.
SHBA shpëtoi Greqinë dhe Italinë nga diktaturat komuniste në vitet pas Luftës së Dytë Botërore por askush në këto vende nuk e sheh si detyrim që të jetë proamerikan për këtë gjë.
SHBA shpëtoi Turqinë nga një humbje e sigurt territoriale si pasojë e presionit rus në vitet fill pas Luftës së Dytë Botërore kur Moska i kërkoi Ankarasë t’ i dorëzonte dy krahina verilindore kufitare. Por askush në këto vende nuk e sheh si detyrim të jetë proamerikan për këtë gjë.
Amerika shpëtoi Kinën komuniste nga sulmi sovjetik në 1969-72, por sot kinezët nuk i janë mirënjohës për këtë gjë.
Amerika i çliroi zezakët e Afrikës së Jugut nga regjimi i aparteidit në fund të viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar. Askush nga zezakët afrikanojugorë nuk i është sot Amerikës mirënjohës për këtë gjë.
Trumpi njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe shfuqizoi marrëveshjen bërthamore të arritur nga administrate e Obamës në emër të SHBA me Iranin, që përbënte kërcënim të drejtpërdrejtë për ekzistencën e shtetit të Izraelit dhe sillte rrezikun e zhdukjes së shtetit hebre në një Holokaust bërthamor.
E megjithatë veç një pakicë e vogël e hebrenjve amerikanë votuar për Trumpin në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
Në Shqipëri janë proamerikanë vetëm fituesit e llotarisë amerikane.
Por edhe këta bëhen antiamerikanë kur shkojnë në SHBA sepse e kuptojnë që Amerika siç e kanë menduar nuk është për ta.
Është një botë tjetër në të cilën ata nuk hyjnë dot.
Atyre shqiptarëve të cilët jetojnë në Shqipëri as nuk iu intereson fare se çfarë thonë zyrtarët amerikanë për Shqipërinë.
Çuditërisht kjo gjë iu intereson më shumë shqiptarëve të cilët jetojnë në Amerikë./Kastriot Myftaraj

Burimi/Facebook