Kastriot Myftaraj – Edi Rama nuk tregon dot asnjë video dhe foto të vetme të vitit 1999, mes të dëbuarve shqiptarë nga Kosova prej serbëve të ardhur në Shqipëri, kur ai ishte ministër

0
82

Kryeministri Edi Rama këto ditë po flet shumë për ardhjen e afganëve në Shqipëri, të cilët i quan emigrantë politikë. Ai po bën krahasime historike, sharje ndaj atyre që janë kundër, po bën gjithçka për të na bindur se Shqipëria e ka detyrim moral t’ i strehojë afganët. Rama i cili që në ditën e parë të ardhjes në Shqipëri si politikan në prill 1998 kishte një ekip ekspertësh që kujdesej për imazhin e tij publik e ka në praktikën e tij të shpërndajë video dhe foto që mbështesin mendimet e tij.
Ishte dashur pra që me rastin e ardhjes së afganëve Rama të postonte video dhe foto ku ai të paraqitej në mes të dëbuarve shqiptarë prej Kosovës nga serbët në 1999, të cilët erdhën si refugjatë lufte në Shqipëri në atë kohë.
Të gjithë ministrat e qeverisë shqiptare të asaj periudhe mund të tregojnë video dhe foto të tilla përveç Edi Ramës. Unë nuk e kam parë atë në asnjë skenë të tillë, megjithëse videokamerat televizive dhe fotografët pasqyronin çdo veprimtari të tij që në ditën e parë që u bë ministër në prill 1998.
I ndjeri profesor Luan Hajdaraga, i cili ka qenë Ministër i Mbrojtjes në vitet 1998-2000 më ka thënë se në maj 1999 kur gati gjithë Këshilli I Ministrave do të nisej për në Kukës me helikopter, së bashku me Presidentin Meidani, e kanë pritur një orë Edi Ramën që të vinte, siç ishte bërë agjenda, por ai nuk iu përgjigjej as në telefon. Më në fund iu tha se kishte ikur në Durrës pasi ishte moti i mirë për të bërë plazh.
-Profesor Meidanin të cilin nuk e kisha dëgjuar kurrë të shante më parë,- më tha Luan Hajdaraga, – e dëgjova atë ditë të murmuriste për Ramën diçka që thuhet për mashkullin që e përdor organin e tij të pasmë të jashtëqitjes për marrëdhënie seksuale.
Profesor Hajdaraga ka vdekur por ka dhe të tjerë njerëz që e dijnë këtë histori. Është gjallë Pandeli Majko i cili në atë kohë ka qenë kryeministër. Pikërisht Majkos i ka thënë Rama që të mos shkonte në Kukës në atë kohë./Kastriot Myftaraj

Burimi/Facebook